Lirije BIMI |
KOSOVA IME
E bukura Kosovë
Dy vargje plotë mall po i shkruaj për Ty
Jam bija Jote,
Jam bijë e Shqipërisë
Ohhh..Kosovë ....
e shtrenjëta e bukura e imja Kosovë.
Mbi letrën e bardhë po hedh vargje
si nje lulekuqe ne lulezim...
Cdo pëllëmbë toke ujitur me gjak...
me lumenj lotësh Kosove.
Ah Kosova e dashura Kosovë,
Sa lapidar e monumente u ngritën në krahërorin tënd
Shpuar plumbash nëpër shekuj të lavdisë.
Sa të zhdukur që akoma nuk ua dijmë varret,
As gjurmët për be nuk ua shohim,
Sa heronjë të rinisë tënde flijuan jetën
Ahhh Kosova ime....
E bukura Kosovë.
Dhe unë po nisem të vij tek Ti
Në Mitrovicë do ngre flamurin e lirisë
Më pret?
Ja, po nisem
Tek po vij ....
Sot në gjirin tënd ke edhe një bij Shqipërie
Krenare për Ty....
O toka mëmë KOSOVE
UNË ROZAFA
Nga Shkodra e veshur burrëri
vi une me trup atdheu mbi supe
kam pi uje nga gurra guri
Jam e forte e krenare
nuk thyhem me force
as me lutje por me miresi
jam e dobet shume para bukurise.
Bie per toke e puthur në sy
ne fushe, ne det, mbi lule, mbi gjethe
si rera e hedhur behem .
Mbi Rozafë ngre flamurin
Poshtë lumit Drin laj faqet e mallit.
NË SHIJËN E PRITJËS
Nxehur nga dëshirat e pagjumësisë
Mbi trupin tënd e uritur
Rri pa frymë .
Puthjet e tua më bëjnë të ndiej etje
Kafshimet tua më shtojnë uri .
E pafajshme si një lulebore
Çeli
Për t'i dhënë aromë lumturisë.
EMRIT TËND I THIRRA
Në një natë me shi
Thirra emrin tënd
Në pafundësi ndjenjash
Ku ofshamet e lodhjes njërezore
në jastekun e njomur lotesh
Mbeten të lagura .
Jetoja pa pikë mëshire
E ngulfatur me fragmente vetmie
Një dritë shprese
Në pritje të një rizgjimi.
Tani frymoj dendur
Lidhje të forta dashurie
Reflektohen në zemrën time
Përqafime që zhdukin errësirën
Me një të rrahur të qepallave
zgjohen gëzimet e pakufishme.
Shfletoma jetën në imagjinaten tënde
Mi ngjyrosë ndjenjat me dashuri
brenda një pikture të së vërtetës
sikurse esenca e të shkruarit "Te dua"
sipër nje ylberi ...!!
DUA
Një melodi të ëmbël, te gëzuar
Të ngjitet drejt majës së malit
Të të gjejë ty, duke vallëzuar
Me dashurinë time, në sytë e ballit
Duke prekur buzët...sytë
Me majat e gishtave, që derdhin lot
Deri aty, ku rrotullohet emri im
Mbi sytë tu, mbetur pa shikime
Nga gjuha e shpirtit, plot durim
Dua të të gjejë e të të them, më shiko
Edhe një herë në sy, si ditën e parë
Të të them të dua, kurrë nuk të harroj
Dhe më fal për ditët, kur isha e marrë...
Pas teje.
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire