Xhevahir GJONAJ |
MË MUNGON!
Më mungoni të dy.
Njëra gjallë,tjetri vdekur!
Zemrës mallin si t'ja shtryllë nuk di.
Jam i pak fjalëve,nganjëher i heshtur.
Kush shkoi, krahun e djathtë m'a thau.
Kush mbet, jeton në krahun e zemrës.
Mendimet e mia jeta përgjysëm i ndau.
Fjalët që,i thua Babait nuk mund të ia thuash Nënës.
NISHANET E ZEMRËS,I SHËRON VEÇ ZOTI!
...qesh o njerì qesh!
Jetoje çdo ditë si të jetë e fundit.
Brengën tënde askush s'e njeh.
Mos prano të mbështetesh me shpatullat pas murit.
Kush shkoj nuk kthehet më.
Nishanet e zemrës,i shëron veç Zoti!
Nëse qan,vuaj pa bërë zë.
Fati është i shkruar, ndërron vetëm moti.
U DESHËM NJË KOHË,E AJO KOHË MBAROI!
Një ditë do t'a thuash të vertetën!
Se unë e ti pa hile u deshëm...
Se unë e ti dikur ishim një.
Rrugët tona u ndanë,të dy mbetëm vetëm!
E sot qajmë për kohën e vjetër...
Kohën që shkoi e ma su kthy.
S'lanë fjalë pa thanë,s'lanë fjalë pa ngjitë!
Më quajtën veç dashnori yt!
Nuk ma besuan se të kam ilaç për sytë.
Zoti i vraftë siç vranë mua e ty...
Mos e harroshin tonën dashni!
Dy zemrat që i kanë thy.
A thu ka në botë si dashni e jonë!
U deshëm një kohë e ajo kohë mbaroi...
Zemrës dry i vume njëher e përgjithmonë.
VJESHTË E TRISHTË!
Lapës e letër janë hidhëruar me mua...
As tymi i cigares nuk me bën shoqëri.
Vendin e kafeve dhe wiski
e kanë zenë barërat e farmacisë "jeta është e bukur".
Pertej dritareve të mbylluara dëgjohet zhurma e shiut që bie pa pushim,
e sirenave të emergjencave që shkojnë e vijnë,
e zërave të njerëzve që kërkojnë shpetim!
Sic duket qielli i nxirë nuk e ka vetëm me mua...
Qetësinë që mbizotëron në dhomën plot errësirë nuk e shqetëson as edhe celësi i dritava që rri ulur prej ditësh..,
por mua më duket sikur më thotë:
E di se edhe ajri kushton,nuk jam unë shkaktar i mungesës se oksigjenit në kokën tënde të lodhur!
Goja e helmuar nuk merr dot guximin t'i thojë dorës...
Edhe sot një varg mbeti pa shkruar.
Sytë nuk i panë gjethet kur ranë?!
Qajtën me lot zemërimi ashtu si pemët e zhveshura në prag të një dimri të egër.
Eh!Kush e kishte menduar një vjeshtë të trisht
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire