jeudi 3 juillet 2014

Buqetë poetike nga Musa Jupolli

Musa JUPOLLI
Musa JUPOLLI
pesha e fjalës

MUSA JUPOLLI



Kosovë p(R)ozë e gjatë ...


Hej Kosovë je aq e fortë e pathyeshme
Per ty shkruan vargjet më të zjarrta
djemtë , nipat Tu që prekën me gjak cepin
e buzëve tua gjithëherë te kuqe
Zemra flakë e pjelljës sate
barutin e armiqve ate e thithën që
bukurinë mos ta prek.
Në duart e tyre të njoma
ra i tërë prushi e në trup Ty Kosovë
nuk e lanë që të djeg.
Vashat tua Kosovë, Arbëria gjithëherë
të zgjuara i gjeti. E ato filluan
t'i këndojnë, se thellë menduan
mos po e lendojnë të bukuren e dheut.
Trimi në shkëmb guri ngriti plisin
që kishte rënë në ballë
në tepe të kresë dhe filloi këngën
Për Ty jam gati të cdes ATDHE
Hej Kosovë Tungjatjeta
Tungjatjeta sofra e bujarisë
Bukën kripën për Besën tënde
Kosovë kurrë nuk i kurseve
Kosovë nëna jonë sa bukur
të rri shqiponja në ballë.
Hej Kosovë, gjithë ajo fortunë që të përfshiu
asnjëherë gjakun s'e prishe.
Trimëria dhe menquria jote dhanë shembuj
Kosovë shkëmb graniti, fjalë burri urtësi
Fjalë e parë, fjalë e mbramë e poetit
Kosovë prozë e gjatë e njeriut
Kosovë kështjellë e pëflakur
Edhe fëmija në lindje
tytën e pushkës të nxeht e gjeti
Në djep e mbi djep krisma e saj
lëshon jehonë, jehonë e thellë
e mbrojtjes së atdheut
Djalë pas djali në krismë pushke
martesë bëri
Djalë pas djali në flakë lindi
Kurrë i kalllur konaku i lindjeve
Konaku i rritjeve,
shtohej gëzimi nepër flakë
kullë e ndezur
e flakur
kurrë e kallur
Lindi një shqipëtar nepër flakë
sofra u shtrua, sofra e guri
gjithnjëherë të bardhë emrin ia
vunë Atdhetar
Syri yt Kosovë liqe ujë loti
Trupi yt Kosovë Rubin moti
Duart Tua Kosovë farë drithi hedhin
Kosovë, Ti që gatuan bukën e jetës
Kosovë moj hyjneshë
Ke menqurinë ke qëndresën
Kosovë prozë e gjatë e njeriut.



Për himnin e Shqipërisë...


I them mos më prish leximin
mos më shëmto poezinë
se aty gjej kujtimin

Mos më trego rrugën e diktatit
se leht vie të dëshëprimi

Mos më gjymto këngën
se ajo ka ritmin e vet

Mos ma çakordo jetën
se ajo ka rrjedhën e vet

Mos më trego kohën
se ajo ecën vetë

Mos më hidhëro plakun
se ai ka historinë

Mos më dëshëpro vashën
se ajo më ushqen me bukurinë

Mos ma hidhëro Kosovën
se ajo ka zërin
për ty për mua
për himnin e Shqipërisë



Populli -t -im

skenë e kohës
në të folmën e natyrës
nga viti në shekuj
në kërkim të botës
drita dhe hija
n' imitim
mistike
perlë në engjulleshë
me fytyrë të qeshur
kryevepër e historisë
misterioze
përballim
para
kryqzatave
dhe pas

zemër
virgjëreshë me fëmiun e posalindur
t' emëruar Pellazg
në Kopshtin e Parajsës
pi dhe larë në vaj t' ullirit
për shëndet dhe fat

arti do na e zbuloi
të vërtetën
në besim
të shpirtit
dhe realës

E kësaj Bote shqiptare
E asaj Bote pellazge
Simbol i një besimi
Dritën dhe ngjyrën
Para dhe pas testamentit
Qytetar stilistik historik
Në gdhendje të gurit
Gur' që flet

Andaj më quajnë poet
Askush nuk e di pse të emërova
Vend i shenjtë
Për këtë mu dasht
Ta pyes natyrën
Ta zbërthej të folmën
Artin ta vë në ekspertizë
N' ADN mu dha rezultati
Populli me kulturë më i lashtë
i Hameosi-t:
Pellazgo-Iliro-Shqiptar !

E sot ku jemi ?

E tashmja a do ti përngjajë së kaluarës ?  

23.10.2012,Paris



Vjersha ime



në kopshtin e shtëpisë së vjetër
aroma e luleve, ngjyrë e jetës
një kënd në qiellin e hapur e pa kufi
libër e verë n' ajr e vlerë
fotografia e kujtimeve të mia
në tik - takët e zemrës
me notat e dashurisë
dhe ja hapat e lehtë
pamje sublime, ecje elegante
puhia flokët në valëvitje
në ballë të shëndritshëm
ku mund të shkruhet
e tërë një poezi
*
Legjenda ime në dashuri
Poema ime
në zgjatje jete e kujtime
në sytë e saj një roman
kur punoja si skenarist
asnjëherë nuk kam menduar
se mund të jetoja pa te!

* Ditar i Rilindjës
aty zbulova artin
kritikë, art, shkrimtar
rikthim në skenë
në Bistron Peshkatari
karrigat e punuara nga thuprat
një kafe një gotë raki shpie
në ballë Theatrin Kombëtar
alfa dhe omega e filozofisë
aktorët dalin dhe hynë
unë me një duhan të mbështjellur
Botës i bie rreth-rrotull
liria është e mundshme
Thash!
nuk e dijta se zëri im
ishte dëgjuar nga të tjerët
nga të tjerët e mi si unë!
*
Sot ruaj kujtimet e dashurisë
Liria më është ç' akorduar
unë prap mbetëm në kërkim !


24.10.2012,Paris

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire