dimanche 2 mars 2014

ARSIM KAJTAZI : 56 GURË NË LUMIN E JETËS

Arsim KAJTAZI
PESHA E FJALËS


56 GURË NË LUMIN E JETËS



Arsim Kajtazi


56  GURË NË LUMIN E JETËS

Mosha ime  Hije  në Perëndim
Zbret shkallëve në Jug-Lindje
Evropa në një  vepër të  Gjokajt e lodron Demin e tërbuar
Rrënjët e mia në Tokën e djegur presin riga shiu pas Dimrit të Thatë

Ende mashtrojnë Hijet
Platoni me ka mëri
Sa s´më ka dëbuar nga Qyteti i Fildishtë
Që kundërmon lakmi e gllabërim ëndrrash

E përballoj këtë sfidë moshe e jete
Shkallëve në rënie për Tokë
Ta ndërtoj Shtëpinë e Parajsës sime

Që në vend të lumit të gjirizeve të kësaj jete
Të rrjedhë uji bilur i Alpeve Arbërore
Drinit të Bardhë

Të kem ujë të kthjellët për ngjyrat e shpirtit tim
Akuareleve tua shtoj  hijeshinë  jetëdhënëse

Ato i  kam Ditë, Ajër, Tokë për ngushëllim në rikthim
Pas mësim-pësimit  nga jeta e rëndë Shkallëve
Të përbuzjes, ngushëllimit, e ngritjes deri në Qiellin e Lavdisë
Ku përjetohet kënaqësia e vdekjes për Ringjallje
Me mashtrimin e bukur se do ta kap Hënën me dorë
Si një fëmijë ëndërrimtar

U bind mosha ime se Lisi  Degë-shumë nuk mund të rimbillet
Në një Tokë të Premtuar

Në Tokën e djegur i kam Rrënjët
Ende s´po e di se a Përtërihen  a Shartohen Rrënjët…
Në Kopshtin tim prapë  Bime e keqe mbinë
Dashuria e Kopshtarit atë  si ta zhbijë

Po rikthehem në Dheun tim të Lindjes
Që ta rilind jetën të kap hijet pas rrezatimit diellor
Rrezatimin me uran të varfëruar shpërthimeve tokës së djegur
Që ka mbetur tek e gjuanin Djallin me zjarr
E heton më vonë Trupi tek ballafaqohet me kafshimet tinëzare të rrezatimit

Edhe udhët po ringjallen
Po shtrihen  kah shpresat kah ëndrrat kah prehja e amshuar

Te paudhët prore ecin Udhëve të Zemrës
Që të na i kafshojnë drithërimat e mallit e shpresës për rikthim
Etjes së Madhe ende të pashuar
Si një Shkretëtirë përvëluese
Pret riga shiu për ngushëllim
E më duhet ta nxjerr Ujin Jetëdhënës nga thellësitë e shpirtit tim
Nga thellësitë e atdhedashurisë
Që të mos mbetëm deri në amshim ëndërrimtar i verbuar nga marrëzia

Pikuarat e mia të fjalëve e ngjyrave
I kam arkivuar në Kullën e Kujtesës
Një Arkiv  me një Çelës të ndryshkur mbyllur
Ato do të shtegtojnë një ditë si dallëndyshet a lejlekët
Në Juglindje
Nëse e kanë fatin të rikthehen në Çerdhen e ngrohtë

Jeta vazhdon aty ku është këputur filli
Oh sa funde e fille të këputura i kam lidhur nyjë
Nyjë jete e dhembje në gjarpërimin e  udhëve e erërave tekanjoze

Do të mbëltoj dashuri shumëngjyrtëve me ngjyrat e zemrës sime
Do të thurë vargje urtie me zërin tim të ngjirur
Do të këndoj  rilindjes sime më çiftelinë e punuar nga mjeshtri
Me drurin e Lisit tim  të zgjedhur edhe për dërrasa varri

Do ta bëjmë jetën së bashku me të dashurit e mi
Që më nuk do të më marrin për të huaj në dheun e lindjes
Epo zogjtë shtegtarë kthejnë prapë në Çerdhen e ngrohtë të Lindjes
Ja që valët e jetës e bëjnë të vetën deshëm apo s´deshëm ne
Unë Kalimtari  i kthyer e mbetur i mërguar
Derisa zogjtë e mi t´i forcojnë krahët
E të marrin udhën e rikthimit në Çerdhen e ngrohtë të Mëmëdheut

Mallëngjimi  më ndërton Urën e Kullën e Fildishtë të ëndrrës
Marr Çelësin e ndryshkur të kujtimeve dhe hap  Derën që pikturat e shpirtit të kthejnë në vendlindje
Të mbijnë me akuarelet e mia që një ditë të përjetësohen në ngjyra të amshuara
Jeta ime po bëhet jetë e rëndë arti…

Po lundroj në gjysmën e dytë të shekullit tim
Thellësive të Detit Jetë e Art
Me barrët e përballuara me urti e drejtpeshim…
Platonit t´ia zbuti zemërimin  dëbues
Se kam edhe unë Qytetin tim Shtet
Në Agora do ballafaqohemi sy me sy
Derisa të mos na bien dhëmbët së qeshuri nga marrëzia
Do t´i mbledh e t´i bëj gjerdan  me 56 perla
Për t´i bërë lutjet e besimit tim në Atdhe
Përtej kumbimit të zërave minareve e kambanave
Që përçajnë zemrat besim verbëta

Fat që e bëjmë artin të mos zhgënjehemi nga jonjerëzorja
Miqtë e mi, njerëz te gjakut tim
Edhe me lotët e zemrës do t´i zbus ngjyrat në vend të ujit
Ujë po na soset e s´po na mbetet as për ta shuar etjen oazave
E detet do te bëhen shkretëtira e shkretëtira do te bëhen dete si dikur….ndoshta na mbeten diku eshtrat si dëshmi e etjes sonë

Gëzuar Etja ime e Madhe
do ta përballojmë këngën e  Sirenave
Brigjeve te dhembjes e shpresës do ta përballojmë
Duke kënduar urtësisht ( I ) lirisht

E duke bërë akuarele  për të na pushuar sytë nga shëmtia
Pranë Lumit të gjirizeve në Parajsën e premtuar nga Lakmia gllabëruese

Kur do të pimë ujë me grushta në Lumin e Amshuar Dëshirave Njerëzore
Të mbëltuar mëmëdheut madhështore
Pa dyshuar në Pastërtinë e Rrjedhës

Ky ujë jetëdhënës  kaloi nëpër 56 gurë e moshës sime
Ujë i pijshëm 
Për shuarjen e Etjes së Madhe që gjakon  amshim
Po ua dhuroj këtë rrjedhë  në akuarele
Derisa ta mbërthehem në kornizë me kanavacë
Me ngjyra vaji ta ndjej mirë vetëflijimin
Se Lisi i krasitur degëmadh prapë do të hijesoj
se rrënjat i ka thellë në Tokën Arbërore

Do të latoj çiftelinë e zemrës mjeshtërisht
T´i këndojmë me  Zanën këngët tona të pa kënduara
Derisa të na ngjirët zëri  ne Kullën e (Atdhe) Dashurisë
E të valëzojë rrjedhës së kthjelltë Drinisë

Nën Hijen e Lisit  rriten përqafimet dhe flatrojnë Pëllumba
Kaltërsisë së Akuareleve...

56 Gurë në Lumin e Etjes e ndërtojnë një Urë
Midis brigjeve të mallit e shpresës...

Prishtinë,
24-25. 02-2014







Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire