Sylë BAJRAMI PESHA E FJALËS |
SYLË BAJRAMI
MARJONETE !
Nese nuk ke guxim ,
vallen tande me e luajt gjere ne fund!
S'ka gje ,luaj vallen e te tjereve .
Edhe ashtu ,ke thene ,kemi vetem nje jete!!
Prap do te ngelesh njeri !
Por ,jo ai qe deshte ,
jo ai qe enderroje .
Do te behesh Njeri -
MARJONETE !!
KAMELEON !
Nese nuk mundesh
me e ndryshu Boten,
ndrysho veteveten !
Sa here qe qeifi ta don !
Prap do te mbetesh Njeri!
Por, me garderobe ,
KAMELEON !
KOHE PABESISHE !
E fus doren ne xhep
dhe, fillova te dyshoj !
T'i besesoj ,
a mos t'i besoj!?
Ato qe mbrenda i lash,
nuk ishin !
As nuk i mora per vete
as ,dikujt tjeter, nuk ia dhash!
Mendova se kam veshe
Pallto tjeter!
Jo ,eshte Pallto e Re.
Ato i kishte marre
Dora Tjeter !!
FLUTUROJ NEPER ENDERR
Ecën sikur neper balade,
mbi heshtje vendos vargun!
E, ne varg vjen ti si pike vese.
Baladën e bene te flas,
i fale drite ,i fale krah shprese!
Fluturoj neper ëndërr,
te te takoj ne mëngjes.
Heshtjen e kam mund,
e kam shqye,
e kam bë pjese -pjese!
Ne përqafimin e vargjeve,
nuk mbet vend për te tjerë!
Ne këtë puhi luhatjesh,
ne këtë magji tingujsh,
gjeje prehje përherë!
DUA TE BEHEM PRUSH
Mendimin e veje mbi flaken
qe neper oxhak lakohet,
nuk digjet as nuk zbehet,
çuditërisht edhe me shume
lazdrohet!
Dua te bëhem prush ,
ne këtë vatër qe ngrohe!
Flaken ta mbaj pezull,
qe te beje me shume drite,
qe edhe me mire te shoh!
Mendimi sillet vërdalle ,
por nga unë nuk ikën.
Bëhem prush ne këtë nate,
qe flaket te mos fiken!
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire