Ismet TAHIRAJ PESHA E FJALËS |
Ismet TAHIRAJ
PO MË LË TAKATI
Tash bacë
Seç herë
Me tepër
Po më lëshon takati
S’mund ta mati
Majën e lisit
As ta kapërcej
Bregun e bërrakës
Një lëmsh
Si guri,
Po tirret,
Po tirret
E as gjë kund
Nuk i duket boshti.
Currila te djersës
Ma lajnë kokën
Janë kopalla
Këto që po i shkruaj
Për botën?!.
Lëmsh guri
E bënë te vetën
Thonë unë:
Ta ruaj (brejtur) ,sekretin.....
HUNDË MBI SYZA
Një kilometër
Hundë mbi syza
E syzat m’i
Rrisin germat
E vazhdimisht
M’i zvogëlojnë fjalët.
Një kilometër
Hundë mbi syza
Kodër e madhe
Qe s’e
Rrafshon derti...
ADN NJERI
As gjymtyrë
As rrashta
Nuk i gjejmë
Të përbetohem
Ne dhe.
Më eshtra
Kafshësh
Na përthekuan
Dhe ec e gjeje
Cili është
Hi , a hiri i njeriut
ADN....
VURI KOKË MBI GJUNJË
Vuri kokën mbi gjunjë
E pështynë mbi psalm këlbaz
Gjithmonë e kishin sharë
Skamnorin pa përrallë.
FYTYRË VERDH
Mbi petale lulesh
Kërkoja
Fytyrën e bardh
Hasë në fytyrë
Të puçërruar
Më bëhet se voni
Fytyrë e verdh
Ngjitur mbi gungë
Jasemini...
TORBËN...
Nesër bëhen rrogat
E ti ç’do t’u thuash
Njerëzve për torbën
Ta zgjedhësh
Te najlonit
Apo te lirit.
Ç’do t’u thuash
Shitëseve ,zotëri
Ne atë torbë
Do t’i vësh
Më një anë ëndrrat
Në anën tjetër
Bollëkun e skamjes
Qe na djeg se gjalli
E turpi s’ka fije turpi
Kahmos e ka humbur
Fytyrën e vet të vërtetë.
NUK E DI MË..
Nuk e di më ,besomë
Do te bjerë shi
Në një ditë tjetër
Në një pjatë tjetër
Një maçok tjetër
Llapërçitë
E miu i këndon psalme
Për rehatin...
XIXËLLONJAT DIMRIT
Xixëllonjat xixëllonjë
Ne mes dimrit
Edhe pas mesnate
(kujtojnë nga bardhësia e
E borës s’është ditë)
Karotës iu shemb shkopi
Tarak i tërmetit
lëvizë shkujdesur fulqi.
Xixëllonjat e majit
shkujdesur
Ne mes dimri
Me shtim te ri
Xixëllojnë me dashuri.. .
CIGARET
Dy cigare
Rrinë heshtazi,
Njëra ndizet
Kurvëri.
Kush tha
E ka lënë duhanin
Hiç pa pleshta
E kall jorganin
Delenxhi....
UNË
Unë jam
Unë s’jam
Qes tym te sertë
Nga hunda.
Paq. Qetësi
Kam llogari.
Kush ngrehet
Dy biga
Njëra shqyen
Bri për bri...
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire