dimanche 1 décembre 2013

Miradije GASHI - DY FOTOGRAFI

Miradije GASHI
PESHA E FJALËS























Miraije GASHI


DY FOTOGRAFI


Marr dy foto nga albumi
Tret' vështrimin n'to dhe heshtje,
Njëra e bukur si pranvera,
E zymtë tjetra, si ditë vjeshte.


Jam n'dy foto - në dy kohë
Që s'e njohim njëra-tjetrën,
Veten pyes:vallë jam unë kjo...?!
E nga sytë s'e largoj mjegllën.


Nja dy pika loti m'këputen
Si dy pika vese shndrijnë,
E n'mendime pastaj tretem
N'ato kohëra që më nuk vijnë.


Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire