jeudi 14 novembre 2013

Cikël poetik nga Ramiz KUQI

Ramiz KUQI
PESHA E FJALËS

Ramiz KUQI



KJO KOHË

Gërryen nëpër vargje
Si fjala
E lumi brigjet
Kjo kohë pa fanar
Digjet piqet
Ky mall si strall!





 DO MARR UDHË

Me plaçka në shpinë
Përtej dhembjes
Larg fjordeve
E zymtë
Fjala ime në udhëtim?



TI

Rri qetë ëndrra ime
Do vij pranvera
Me zogj e dallëndyshe
Në vargje do të ruaj
Si atdheun!

26.10.2013





STINË VJESHTE


 M'i trembin zogjtë
E vjedhin ëndrrat

Në secilin sportel
Dhembje trazojnë

Le(m)sh u bë
Kjo stinë e lodhur

Nga një gjeth kërkojnë
Rrugët sheshet plot pankarta

Një nënë ka ulur kokën
Buzë udhës mbledh ca lekë

Stinë vjeshte me shi?!

25.10.2013





KY QIELL
.

.. sonte
Kitarë e lodhur

Ia paskan vjedhur
Të gjitha ëndrrat

Dhembje paska
Ky varg i heshtur

Ky qiell
Mes mallesh trembur?!

15.10.2013




NJË DITË
 


Rrugët do të takohem
Në një udhëkryq të panjohur
Nata do të vijë
Si nuse e stolisur
Në kokë do të mbaj
Kurorë me gjethe ilire
Një ditë
Ëndrrat do stolisen
Kufinjtë do mbeten
Relikte shekujsh
Një ditë?!

2.11.2013




LË TË FITOJË KOSOVA
 


Fluturo shqiponja ime
Majë malesh pa zhurmë
Mbi fron lë të vijnë njerëzit
Që e duan lirinë
E përulen para gakut lumë
Derdhur nëpër stinë
Lë të fitojë Kosova nënë!

3.11.2o13




DHE DASHUROVA NJËHERË

E putha dy buzë
Dy yje zbritën
Mes reshë
Më shtrënguan
M'i mbushën udhët
Mallë e zjarr
Ku ikët
Netët e mia
Buzëçarë kjo orë
Pa ju
Dhe ëndrrat e mia
Si sonte
Derdhur nëpër këtë shi
Që s'ka anjë emër
Dhe dashurova njëherë
Muza ime
Kur vjen kur ikën
Si lavire udhësh je bërë!

13.11.2013





REKUIEM PER DETIN


Sa here kam ardhur tek ti
Kam marre diellin me vete
Ne plazhe kam lene lekuren time
E t'u kam betuar
Si per fjalen ne vargje
Se do te vij serish
Ne cdo stine dashurie
T'i puth valet tua te kripura
Dhe endrrat t'i baj stive
Neper strofa malli



Marr nga faqja në FB "Zëri i mergimtarit".


Poezit i zgjodhi :Agim DRENICA












Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire