samedi 26 octobre 2013

Dibran Idriz Gashi
PESHA E FJALËS
 
 
 
 
 
 
 
 
Dibran Idriz Gashi
 
 
NË RESPEKT PËR POETIN DHE SHKRIMTARIN
TONË TË DASHUR DHE TË PAHARRUAR:
 

Ymer ELSHANI

FJALA
 

Kur mendja
E urtë
E farkon.

Çdo kush
E thërret,...

E do.

Pa shpatë
I çan
Vështirësitë.

Pa anije
I pushton
Largësitë.

Të pikëlluarin
E bënë
Të gëzuar.

Të shtypurit
I jep fuqi
Për të qëndruar!

 
 
 
URA  

Vetëm ajo-
Nuk është urë,

Që lidh
Ato dy brigje
Plotë me gurë.

Urë është fjala
Që afron;

Urë është dora
Kur miqësisht
Dorën tjetër shtrëngon!

Urë është qeshja,
Përshëndetja.

Edhe ylberi
N'qiell t'pranverës
Si bilur

Është një urë!

 

Poezit e poetit Ymer Elshani qe i publikum
më lart i zgjodhi :Dibran Idriz Gashi


  
 

 

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire