dimanche 28 avril 2013

ME RASTIN E DITËLINDJËS SE POETIT MUHAMET KRASNIQI

Muhamet KRASNIQI
PESHA E FJALËS

Muhamet KRASNIQI




Në vend të urimit


Kur yjet marrin udhën 

Sonte bashk me zjarret 
dhe zemrat jan ndezur 
Në natën e fundit 
Të muajit të luleve 

Ekzekutohet simfonia e daulleve 
nga piptha të pashartuar 

Janë dehur zemrat kundruall horizontit 
Xixëllonjat atje në fshatin e lindjes 
do të kenë ndezur zukamën 
Që krijon melodinë.... 

Dasma e kalamajve në livadhin afër lumit 
pak kashtë, flaka dhe brohori. 

Shqipja katërvjeqare në rrethin e valltarëve 
pa tupana e zurle. Qka mëshihet pas 
kurreshtjes fëmijërore? 

Dikur kënaqësia në këtë natë 
E kishte ngjyrën e grumbujve të buzëqeshur. 
Kundroj gjyshen kah falet. Dhe e kujton 
kohën e turkut. Nëna punon, të tjerët kanë dalur afër lumit. 
Hëna pesëmbëdhjetëshe ka vizatuar në 
në fletën e saj një zemër të madhe. 
Për ëndërrat kemi zgjedhur gjuhën e fëmijëve. 
Zjarret janë ndezur në sofrën e bukës 
e kënga e mbrëmjes kah yjet ka marrë udhën.... 

30.04.1979, Miradi e Epërme





Gurra atdhetare

Dete gënjeshtrash pranverat shkrinin
Diellin e lirisë që ta sjellin
male urrejtjesh shqiponjat përbinin
dashurisë që t'i bënin vendin...
Togje rapsodësh në oda kur ishin
kohën e bartnin plot mallë
zëri në tela si mjalti shkrihej
trimnija lozte bukur në ballë...
Kënga shpërndahej si aromë vere
që harrimi të mos vejë pëlhurë
e kur historia fliste në tela
të dukej se është pikturë...
Ishin kujtimet që ndiznin mallin
dhe jetës ia bënin një urë
bënin kalimin mbi fushën malin
me lotin dhe gazin që rridhte gurrë...
E atdhetarët me laps në dorë
natën të shumtën e bënin ditë
idetë e shpirtin i derdhnin ne letër
për të fituar të drejtat dhe liritë.

/Në trevjetorin e Pavarësisë së Kosovës/






ARKEOLOG I VONUAR


/Babait tim Nuhiut, mësuesit të parë 
në Viti të Marecit, në Ditën e Mësuesit/

Kërkimet i bëra pa lodhje
në terrenin krejtësisht malor
e nën rigat rrëke
kristale të shiut veror.
Në Viti të Marecit
fillova gdhendjen e kohës
që të nuhas fidanishten tënde të dritës
të gjurmojë themelet e dijes
Edhe gurët sikur flisnin
e bjeshkët thurnin lavd
anise njerëzit kishin tretur
për të zënë vrapin rrugëve të jetës
- Po, po djalosh
ditarët që ti kërkon
kanë fokusuar rrezet
në thjerrëzat e syve pishë
në mendjeshkrirësit e kohës.
Po djalosh, po
Ai vinte me freskinë e ahishtes
e krenarinë malsore të Tugjecit
si stoli
në vatrën tonë të ngrohtë
të lagjes Vitiaj
për të mbjellur rreze drite këtu
në kopshtin e diturisë
nga adresoi dijen
anembanë Gallapit e Kosovës
Për të folur me kontinentet
Prandaj mos u brengos
Ti arkeolog i vonuar
se Ai jeton
më tha nxënësi Yt me mburrje
kur deshta të luaj antropologun.
e ta zë kohën
Në epruvetën e kujtesës...




ZEMRA IME RRAH NJERËZISHT 

Zemra ime rrah njerëzisht 
në këto orë të vona, të lodhura 
të natës 
Kushdo që të jeshë ti tjetri 
në tik-takun e saj mund të ndëgjosh 
vetëm rrahje të njerëzishme 
Se zemra ime ka rrahje të thurura me kurorë qiltërsie 
Kjo është rruga e saj e rrahjes 
qdo ditë 24 orëshe 

Në kopshtin lulearomë të zemrës sime 
mund të hyhet pra vetëm sinqerisht 
Dhe aty ka vend për dasma buzëqeshjesh 
dhe këngësh të kënduara vetëm qiltërsisht 
Ka vend për dasma të mëdha dashurie 
dhe për ata që dashurojnë dritën, njeriun 
Për ata që flasin gjuhën njerëzore 
me alfabetin e bukur të dashurisë 
Det i gjërë është kjo zemra ime 
ku mund pra të notohet njerëzisht 
Është Qiell i hapur për fluturim 
për të gjithë ata që duan hapësirë 
për të qenë të lire, të lirë tërësisht 
Ndoshta iu duket specifike 
kjo zemra ime kaq e sinqertë 
Por ritmika e rrahjeve të saj 
e tillë është pra përherë 
Është ajo njerëzorja, është bota 
Jam unë, është familja ime 
Që dashurinë njerëzore e ndërtojmë 
pa hezitime 
E ndërtojmë me aq shumë gëzime 
Zemra ime nuk krijon horizonte perëndimi 
Ajo krijon vetëm buzëqeshje agimi. 

Alfabetin e zemrës sime mund ta mësojë qdo njeri 
Për ta bërë këtë duhet vetëm respekt, sinqeritet e dashuri 

Zemra ime pushtet e ka mirësinë 

Zemra ime është një ujvarë 
Me rrjedhë të pandalshme mirësie 
Një livadh i blertë ku pushton dashuria 
Një kopësht me lule e ngjyra 
Një gazmend i rrallë 
Ku buzëqeshë Natyra - është zemra ime. 

Tik-taku i zemrës sime është pra 
Një ujvarë e pandalshme dashurie 
Dhe rrahjet e saj bëhen përkundër 
prangave të padukshme të shtetit 
Zemra ime është aortë 
e madhe mirësie 
në të cilën mund të hyhet vetëm njerëzisht 
Porta e saj hapet me mburrje ilirisht 
Sofra e saj shtrohet përherë shqiptarisht! 
Ajo hapet e hapet 
Gjithmonë qiltërsisht! 

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire