Miradije Gashi PESHA E FJALËS |
DIKUSH
Dikush pa qëllim t'shkel këmbën e të thotë m'fal
Dikush të vret n'zemër e s'të thotë një fjalë;
Dikush me shpirt të do, por që ta thotë, ka frikë
Dikush dashurinë s'e ndien as edhe një çikë;
Dikush nuk të do, por as s'të urren
Dikush me gojë të do e me zemër t'gënjen.
Dikush gjason n'engjëll e dikush në djall
Kjo është jeta vetë, e thënë me pak fjalë!
ZOGU I
ËNDRRAVE TË MIA
Ti ike dhe erdhe prapë
Kur fusha e mali
Derdhën shkëlqim në shpirtin tim.
Ti erdhe por prapë ike
E n'buzë më ngriu fjala shqim.
Vetëm edhe një herë po erdhe ti
Mes nesh vend s'do t'ketë vetmia.
Kënga atëherë do t'ketë emrin tënd,
Do t'jesh zog i ëndrrave t'mia!
ËNRRAT E MIA
Nëse pranvera nuk vjen
Me lulet e saj,
Nëse vera
S'më ngroh
Si me parë,
E nëse vjeshta
Kollitet nga të ftohtit
Ndërsa dimri
Sjell ngric e acar,
Kush do t'm'i ngrohë
Ëndrrat e mia vallë?!
LOTI
Një mijë mendime
I gjejmë në një lot;
Një mijë shqetësime
E rëndojnë një lot;
Një mijë kujtime
Mbyllen në një lot.
I gjithë globi sillet
Vetëm rreth një loti,
O Zot!
MEDITIM
Kur heshtja bie në fashë
Zgjohen penat,
Për t'u djegur deri në asht!
Thur vargun poeti
Dhe në varg fut gjithë
Brengat e kësaj bote.
Të mëdhenj e të vegjël
Një ditë
Do bëhen pluhur e kësaj toke
UNË JAM GURI
I VENDIT TIM
Unë jam guri
a jam qielli
nuk e di
veç kjo pyetje
s'më le të qetë,
më torturon.
po a thua sa zanore
e bashkëtingëllore
janë në të?
heshtja në mes
Atdheu...
është gjaku im
m'thotë një zë
po ky zë
është i imi?
unë jam guri
e jam qielli i vendit tim.
NGJYRA JETE
Së bashku gjithmonë
E kurrë të ndarë.
Gjithnjë ishin të pamposhtur
Se përtej vetes tyre panë.
Veç bardhësi në jetë mbollën
Ndaj urrejtje kurrë s'korrën
Me zemër urinë e luftuan
E me shpirt e deshën drejtësinë.
Për ardhmëri fortë
Duart i shtrënguan
Veç ëndrra në jetë sollën
Ndaj drita që erdhi nga nuri i tyre
Atdheut, ngjyra jete i fali
Gjthmonë
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire