Selvete Abdullahu - Psikologe |
Komunikimi dhe rëndësia e tij
Komunikimi është shumë i rëndësishëm për veprimet ndërnjerëzore dhe është çelësi i zgjidhjes së shumë konflikteve dhe problemeve të ndryshme në familje, punë, rreth social e gjetiu. Mungesa e komunikimt të shëndosh shpeshëherë sjell keqkuptime, keqinterpretime madje nganjëherë edhe tek konfliktet e mundshme. Komunikimi sa më i qart të jetë aq më i efektshëm bëhet.
Jo me të gjithë mund të jesh në komunikim të vazhdueshëm duke marrë parasysh edhe lidhjet emocionale e farefisnore që ke, apo lidhje të tjera që janë pjesë e bashkëpunimit në ambiente studimore, pune apo aktivitete të ndryshme të fushave tjera me të cilat merret njeriu. Në të shumtën e rasteve komunikimi varet edhe prej shumë faktorëve si psh. qëndrimet e përbashkëta me të tjerët, klasa në shkollë, puna, politika etj. Individët në të shumtën e rasteve nuk kanë mundësi të përzgjedhin njerëzitë që duan të komunikojnë sepse i lidhin faktorët e jashtëm.
Komunikimi mund të jet verbal dhe joverbal.
Komunikim verbal është kur individi përdor fjalët dhe shenjat. Ky komunikim mund të bëhet me gojë dhe me shkrim poashtu bëhet në mes dy individëve apo grupeve të ndryshme shoqërore.
Te komunikimi joverbal kemi përdorimin e gjesteve ose shenjave, lëvizjet e trupit, shprehjet e fytyrës me një fjalë pamja e trupit. Komunikimi joverbal njihet ndryshe edhe si gjuha e trupit.
Komunikimi është mënyra esenciale e jetës dhe çfarëdo forme që e përdor me rëndësi është që përmes tij të përcjellësh mesazhin e duhur, në kohën dhe vendin e duhur. Të dy format e komunikimit e kanë efektin e tyre në krijimin e raporteve ndërnjerëzore dhe janë të rëndësishme për jetën e njeriut.
Krijo paqe përmes komunikimit të shëndosh!
Selvete Abdullahu - Psikologe
Qendra Psiko -Sociale dhe Arsimore “RI-LINDA”
Rr. “Vllezërit Gërvalla” Ferizaj
Tel: +383 43 767 700
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire