Marjola Salataj
MIKJA IME
Mikja ime,shoqe,motër
Pranë të kam sa të thërras
Ndihmë e shpejtë ,porsi doktor
Për mua I shtrenjti ilaç!
Nuk e di ,po mos të njihja
Kush do më thosh tê ëmblën fjalë?
Sekret i dhimbjeve,gëzimeve
Mikja ime ,i shtrenjti thesar.
gjak,por pak më shumē
Miqësia rrjedh si ujë kroi
Nēpër vena thellë në zemër
Të kam futur me asgjë s’tê ndērroj.
Miqësi e pakushtëzuar
Të ndiej e më ndjen pranë
S’ka njeri,mal,det,oqean
Miqësinë e fortë at ndalē.
NE MBRETERIN E FATIT
Fati të përkëdhel me buzëqeshje
Ai me ndjenjat,luan shpesh
Të sjell gëzim sa yje ka qielli
Të çon aty ku imagjinata ndeshë.
Me përkëdhelje e rrit veten
Ku errësira të duket dritë
Fati sjell pasuri gjithçka në jetê
Si mes parajsês,ndihesh në shpirt.
Fati ,vjen e ikën pa kuptuar
Të ngre të ul të bën mbret
Ashtu me shpejtësi pa pritur
Të zbret nga qielli në tok tê godet.
Fatit,hapi derën,qetë -qetë
Gëzoju ,por mos përul të tjerët ti
Njeri I thjeshtë apo mbret të bëhesh
Para së gjithash të jesh Njeri.
NËN DRITËN E HËNĒS
Nën ritmet e muzikës kërcenim
Ti gjithë kohën më vështroje
Unë vëmendjen tënde e doja
Por një fjalë të ëmbël spo ma thoje.
E prisja kërcimin e radhës
Të më merrje në krahët e tua
Ashtu e skuqur e përhumbur
Nga ty,prisja fjalën,të dua!
Ajo mbrëmje iku shpejtë
Ti ishe melodia e zemrës
qielli u mbush plotë me yje
Kur më the të dua,nën dritën e hënës.
LARG VENDIT TIM
U largova nga ty atdheu im
Si zogjtë shtegëtarë ika shkova
Me lot,e humbur mes reve
Kërkoja një fole ,tjetër të ndërtoja.
Sa e dhimbshme kur tē lash vendi im
Zemra gjak,nisi të pikoj
Një pjes e trupit ,mbeti matanë ,detit
Ngushëllim në vend të huaj,nis të kërkojë.
Ditët e para,ndihesha lule pa jetë
Qielli I kaltēr,befas mu duk gri
Atë çast ,doja të ktheja kohën pas
Të puthja tokën time,ti futesh në gji .
Por jo,fati luaka me ndjenjat
Ku imagjinatat s’bēhen realitet
Të këput degët ty lule sapo çelur
Ndoshta,sdo mundesh më të kthehesh!
Në atëdhe ,ku rrënjët të kanë ngelur.
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire