dimanche 23 juin 2019

Oltjona Selamaj - Buqetë poetike

Oltjona Selamaj
Ç'TE THËMË O SKËNDERBE?!..

Nga libri im i tretë:"Shija e lirisë ". 

Skënderbe, o MIT mbi MITE
Si ti, burra, nuk ka më...!
Të fuqishem, por të dhimbsur
Fjalëpak edhe pa zë...!
Zëri  yt ishte LIRIA
Ndaj, me shpatë edhe e mbrojte
Sot pushteti, pabesia
Të liga, që  s'njohin ndrojtje...
Njëri  vjen, e tjetri shkon
Djall, që lëkurë  shndërron ...
Ja ç'është  kthyer politika
Pas kurrizit të jep thika...
Po na ardhkërka për  dreq...
Një  goxha 'mik', që  të të heqë.
Edhe të vdekur t' a kanë  frikën 
Se ti mirë  ua ngrije pritën.
N' a e dashka Erdogani
Mjerë  mileti, vaj vatani
Kemi goxha  burra shteti
Vaj vatani, mjerë mileti...
Ç të të them o Skënderbe?!
Ti që peng jetën  e le 
Luftë ketu,  e luftë  atje
Gjak tërë  jetën  për  at'dhe...(atë  dhe).
Për ATDHE e për SHQYPNI...
Skënderbe, ngrihu n' a pri.....!

(Nga libri im i tretë:"Shija e lirisë ")


ÇKA PO NGJET ME TY NJERI?!

Çfarë po ngjet me ty njeri?!
Pse në emër të dashnisë mashtron?!
Përse e vret shpirtin që të do?!
I mashtruari i gjorë, dashuron...
Përse vret pafajsinë me hipokrizi?!
Cili djall ty të mbron?!...
Asnjë nuk është më i fortë se ZOTI
Ndaj, kujdes, ai nga lart të vështron.
Mos luaj me ndjenjën e sinqertë
Shpirtërat në mëkat, mos i fto...
Mos njeri, mos me ndjenjën
Vepro drejt, mos gabo...
Mos ia ngarko shpirtin me faj
Zemrës bujare, që të strehon...
Pesha e mëkatit ndahet në dysh
Por mëkati, vetëm në krahun e mashtruesit rëndon.
Mos prish asnjë lumturi, që ti nuk e krijove
Asnjë çift mos ndaj, me thikën e pabesisë
Atje ku ka trishtim, mos e bëj të thellohet
Shpirtin e lodhur nga jeta, 
Sërish, mos e gërvisht.
Mos u bëj arsyeja e palumturisë
Nëse lumturinë nuk e mbjell dot...
Qëndroji larg pabesisë, e lakmisë
Që të nxit të prishësh harmoninë
Që ti nuk e gjete dot...
Reflekto njeri, para se të jetë tepër vonë
Ji shembull dashurie në botë
Me mashtrime asgjë nuk fiton.
Ndaj, hiq dorë nga e keqja...
E ke të kotë...

REFUGJAT...!

Sot, edhe ti ke festë...
Festë, i thençin...
Le kockat, brigjeve të globit, refugjat...
E në mos ato, diku,  të shpëtofshin
I le peng, pas "hekurave" të robit...mor i ngratë...
Festa jote, u kthye në mallkim
Nga fati, edhe vehtja, zhgënjyer
Por, nuk gjen më, asnjë udhë për kthim..
Ndaj, ndihesh i prangosur-zemërthyer.
Dita jote, mban emrin: "Refugjat"...
I strehuar-"imponues",  i padëshiruar...
Jeta jote, shpeshherë,  pa fat... 
Mrekulli ndonjëherë, e paparashikuar...

MË I MIRI NJERI

Tu pre jeta, në mes të saj
O më i miri, e i dashuri NJERI
Më le tezen, në lotë e vaj..
I le vetëm, tre yjet fëmijë.
Na dhe kohë të të shihnim
Të rrethuam me dashuri
Shpresonim, në këmbë të të kishim
Ishte i fortë, si ari.
Të mori tumori i mallkuar
Që nga erdhi, nuk e di...
Të erdhi, për të t' sfiduar
Se plot jetë, ishe ti...
Tani prehu, në botë tjetër
Ti je vetëm DASHURI.
Se na ike pa menduar
Na le dhimbjet, thellë në gji.
Jo, nuk dua të të qaj
Jo, nuk dua të t' mërzis
Se ti ishe më i miri
S' ishe burrë...

Ti ishe LIS...

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire