Sofia Gjinika |
E rrënd dhe sa e vështirë që na qënka,
Kur nga goja e tjetrit del një mallkim,
kur s'permban zemërimin dot zemra,
Harram qumështi që të kam dhënë biri im.
Por dhe kur zihen s'i bushtra dy motra,
Njëra tjetrës thotë më març të keqen,
Për të dyja duken krejt si fjalë të kota.
Se prap për njëra tjetrën dhëmben.
S'i kokosha zihen grykë më grykë vëllezër.
Egoja i rrëmben, kush të ngre zërin fortë,
Sa kthejnë krahët mallkim kanë shinjestër,
Në xhehnem shpirti të shkoftë, armë e ftohtë.
Egërsohen keq e zihen shoqja me shoqen,
Pafajësinë kërkojnë, kush jam unë,kush je ti,
Mallkon orën dhe ditën për njohjen,
Dritë mos paç, mbeç në vetmi.
E pika të rrënt në kokë,
Mos paçi kur diell me sy,
Zjarri i mallit ju qorroftë,
U bëfsh si kongjill i zi.
Kur çdo ditë gabimet i përsërit,
E udhën e nisur nuk e ndron,
Mos u anko prite një ditë,
koka e bën, koka e pëson.
Por këto janë ç'fryrje zemërimi,
Dalin për momentin me zjarr,
Pastaj e ka radhën pendimi,
Mu thaftë goja që thash atë fjalë.
Vërtet mallkimi i rrënd na qenka,
lum ai që nga goja vrerin se nxjerrë,
Kalon shumë nga jeta por i pastër nga zemra,
Kujtohet në përjetësi si njeri me vlerë.
VAPË
Vap më tha një mike dhe si duket fshinte djersët,
Për një sekondë thash oh, pse zëri u shkëput,
Padyshim që atë orë më kish thënë të vërtetën,
U dëgjua në linjë sikur ishte futur në pus.
Më tha mos u tall është vấp që përcjellë zagushi,
Me gjithë këto që bëhen s'do mbetet njeri gjallë,
Ndonse s'kisha ide, sqarimi me ankth më mbushi,
Mëndja eci me të qindën e sekontit, i ziu shqiptar.
E VËRTETA SOT, VUAN NESËR
Më shikoni mua që s’vë gjumë në sy,
Mendoj për dje, për sot dhe për nesër,
Një zjarr i ndezur dimër e verë më rri,
Si ujkonjë i hidhem sipër gënjeshtrës.
Më hedhin plotë vërejtje më shajnë për inatin,
Njerëz të mjerë diku largë , por dhe ata pranë,
Se ndoshta do mundja të ndryshoja fatin,
Sikur të jepja vlerë, gjërave që vlera s’kanë.
NDRYSHIMI I NGJYRAVE
Nga rrugët e botës marr ngjyrat nga më të bukurat,
I vendos mby tavolinë, por më verbohen krejt sytë,
Về në punë imagjinatën për të plotësuar endrrat,
Si poetët që thurin vargje të bukura për dashuritë.
Thurr ëndrrat me ngjyra të ndryshme provokuese,
Me nota muzike, lloje lulesh të gjej pak kenaqesi,
Pizmosur e përcjellë hyjen e zezë të dikurshme,
Çdo ngjyrë që të çel ajo më paraqitet pranë në sy.
Më çpon si gjërpërë në gjak si një provokatore,
Nga inati derdh lëngun e bojrave mbi kornizë,
Dua të diktojë mushtin e ndryshimit të kohërave,
Pikturoj dhe më duket se të kaluarën përsërisë.
Në tablon e ngjyrave më paraqitet si një plak,
Me kostum e me mjekër të bardhë si njëherë,
I fut disa ngjyra të kuqe, ndofta ndryshon pak
Më del si një fytyrë e butë me sytë futur thellë.
Ç'të bëj? Dhe ja nis të pikturoj prap nga e para,
Përshkruaj, pikturoj një botë më tepër se reale,
I kapërcej disa gjurmë por më mbyt e bardha,
Pikërisht aty më humbasin ngjyrat fare...!
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire