Anton Marniku |
Në gjdo pikë gjaku
Ndalet shpirti im së rrahuri
E vdes në gjdo vdekje shqip
Nuk duroj vdekjet e mia
E as më pakë atëherë kur vritet f’tyrësia
Më pika gjaku mbushet deti im
Ai i cili, është simbol jete
Dielli humb të bukurin shkelqim
Hënes nuk i shihet f’tyra
Prej tymit që na ndjek tinzishtë
E Tradhtisht...
E vrasim veten
Në munges dashurie
I mbyllet dera shpreses
Që vjenë e fundit
Gjithmon për ne... me pika gjaku
Vjenë ajo që duhej të vinte, me dije
Me zgju ndëgjegjejen prej gjumi
Do te n'a kishte hije!
Të jesh shqiptarë
Të jesh shqiptarë
Do të thot
Të jesh tashmë lot i tharë
Të jeshë i kujdesëshëm në të parë
Në të vlersuar
E në të kritikuar.
Të jesh arë
Që të mbjellësh më të bukurën farë
Që ushqen të gjithë kombin mbar
Të pa ndar
As në katolik as në musliman
Ndryshe nuk je shqiptar.
Të jesh shqiptar është
Nëse beson...
Ti kesh tri fe
Ti duash
Ti respektosh
E ti mbrosh më një zë.
Nese bëson në zot
Se të krijoj ty
At’herë, në cilën gjuhë
Nëna t’a dha bëkimin
E në cilën tokë fillove shikimin
Në cilën fushë nise vrapimin
Pra kuptoje se në shqip
Ninulla ishte këndimi
Erdhe,në tokën e larë nga gjaku shqiptarë
Që nga fillimi...
Nëse nuk beson në zot
Kombi, gjuha e gjaku të mjafton
Që atdheun ta kesh fe e për mbi fe
Që të mos ia bësh tjetrit atë
Që nuk na pëlqen tjetri të n’a bëj ne
Atë herë thuaje më plotë gojën se je
Krenar që je Shqiptarë
Të jesh shqiptarë...!
Evropë...
Evropë... ti je një grushtë shtetësh...
Sëcila mëndimin e vetë
Ne jemi sa një mollë, shtet mbretësh
Që i bie, një pikë uji në det...
Besa nuk jemi as pikë në det..e haj medet
Por një njollë gjaku në pëlhuren e bardhë
Që, nga kontributi juaj( evropë)dikur
Në mbetem të ndarë.
Të përçar, e të vrarë rëje ndër vite
Shekuj robëri, n’a robërun edhe mëndjen edhe trupin, besa edhe zemrën
Nga populli im ndëgjoj ca zëra
Që mua; më e than ka del shpirti, më therë zemra
Se evropa kinse musliman nuk pranon mrëna.
Unë vazhdoj të thëm se ky faktë nuk pin uj...
Se evropa sot, edhe pa kombin tonë
Ka gjitha relegjionet, e për këtë nuk druj
Se edhe për ne do hapet porta, herët a vonë.
Krejtë në fund, një selam për popullin tim
Me kanë na të ndërgjegjëshëm, e më ditë më mbajtë shtëpi
Ti (Shqiptarë) nuk kishe shku drejtë evropës por ajo kish ardh të ti!
Dita e evropës 09.05.2019
Babi...
Babi...ke të ftohtë?
Po vajza ime, shpirti im
ka nëvoj të jetë i ngrohtë...
Ka momente që dielli ikë
E nuk kthehet me ditë...
E vite...
Vajza iku...
U strehua në vetmin e saj
Dhe shkarraviste diçka
Mbi një fletë të bardhe
Si shpirti...
Nuk vonoj...
Ma solli një diell të përmasave A4
Të skuqur më ngjyrë dashurie
Ja babi diellin...tim
Mbaja me vete sa herë të kesh të fohtë
Hapë diellin tim e ngrohu
Ngrohu...
Eh! Çika e babit... !
Çdo njëri ka një diell mbrenda ti
E ai nuk ngrohet as nga zjarri më dru
Dhe nuk ka piktor që arrin më pikturu
Krejtë varet nga vetja e ti.
Datëlindjes
Dita e lindjes kishte qën ditë më diell
Do tupana ciganësh gumzhinin
As një rë nuk shetitej në qiell
Më vaj në sy e kërkonte gjinin.
Natyra jashtë krejtë gjëlbru, zbukuru
zogjët kishin fillu këngen e tyre
Shën Gjergji veç sa kish fillu
Nga tradita, degë shelgjesh duhet vën dyrëve.
Dhe një bebe në gji nëna shtrengon
Më syt e sajë plotë dashuri
Vëndos Anton t’a pagëzon
Pse nuk e di.
Aroma e sajë i dha jetë Antonit
Shumë urime nga zemrat kanë vërshu
Por jeta nuk ec, si ju deshironi
Nënat e botës që shumë ju du.
Ama nëna ime është si hënë
Ndriçon kur shpirtin tim terri e kaplon
Ajo është ma e bukura pëm
Ku më aromën e saj zemrën ma pushon !
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire