Asllan Miftari |
Plot vargje në letër kam hedhur
Per dashurinë,fëmijët,nxënësit,mësuesit,
Për këngëtarët,artistët e mbarë njerëzinë
Për vendlindjen,natyrën,nënën e babanë
Vargje pa fund për ju miq të bekuar
Që si Ju,të rrallë në këtë botë janë
Por mbrëmë në mesnatë vonë
Një detyrim më kërkoj shpirti im
Për miqtë e mi poetë
Të bëj ca vargje dedikim
Për ju miq poetë
Të lënë pak menjanë
Për dhimbjet e shpirtit tuaj
Që asnjëherë të pakta s'janë
Unë i di të gjitha,miq poetë
Dhe netët tuaja pa gjumë
Di vuajtjet e shpirtit të poetit
Që kërkon të shërojë plagë të thella
E të derdh shpresë në vargje si lumë
Unë i di të gjitha,miq poetë
Ju përpiqeni botën të largoni nga skëterra
Të shkruani për paqe e mirësi
Njerëzimin të largoni nga flaka e urrejtjes
E me vargun tuaj të bëni mrekulli
Unë i di të gjitha,miq poetë
Esencën e vargut tuaj plot çiltërsi
Njoh adrenalinën e butësinë e vargut tuaj
Që sjell paqe në çdo shtëpi
Vargu juaj miq,largon furtuna e stuhi
Në zemrat e njerëzimit sjell pranverë
Sjell cicërrimat e bukura të zogjëve
E këngët e bukura të bylbylëve si perherë
Unë njoh thirrjen e vargut tuaj
Kushtrimin e jehonën e tij
Që këtë botë të lodhur e të trazuar
Ta kthejë të lumtur e në begati
Unë njoh dhimbjet e vuajtjet e shpirtit tuaj
Siç njoh dhimbjet e vuajtjet e shpirtit tim
Njoh vështirësinë e vargut tuaj të hedhur
Nëse dikush nesër do t'i bëj,mirë a keq-gjykim
Unë njoh thirrjet e vargut tuaj
Hënës i kërkon,në mjergull të lëshojë dritë
Unë njoh thirrjet e vargut tuaj,
Diellit i lutet,natën ta bëjë ditë
Unë njoh britmën e vargut tuaj
Qiellit i kërkon të lëshoj lot gëzimi
Njoh thirrjen e vargut tuaj
Asnjëherë mos të na mund hidhërimi
Unë e njoh çiltërsinë e vargut tuaj
E njoh dhe në mbrendësi
Unë njoh thirrjet e fuqishme të vargut poetit
Që botës e njerëzimit anë e mbanë
I përcjell paqe e dashuri!
ZËRI YT ZBUT DHE GURË
(Koloses së këngës popullore artistes së madhe
Fatmira Brecani me rastin e ditëlindjes!)
Krahë hapur ty të presin
Bota anë e mbanë
Ngado që këmbë ke vënë
Ti, ke bërë të madhe famë
Zëri yt i bukur
Eshtë si zë,zane mali
Bukuria e zërit tënd
Të vdekurit i zgjon nga varri
Zëri yt i bukur
Mos u ndaloftë kurrë
Zëri yt i brilant
Zbut, dhe më të fortët gurë
Zëri yt gjigand
Drithërima i leshon tokës
Bukuria zërit tënd
Trondit skenat e mëdha të botës
Zëri yt i fuqishëm
Dhe qiej, si rrufeja shpon
Kudo shkel këmba jote
Kombin e nderon!
Ti je ambasadore paqe
E mbarë gjithësisë
Ti je ambasadore e bashkimit
Të mbarë shqiptarisë
Kudo jehon zëri yt
Anë e mbanë nëpër botë
Shqipet kudo ndodhen
Ti i mbush, me të gëzimit lot
Ngado që të vesh
Zëri yt, thërret për shpresë
Kudo pulson zemra jote
Njerëzit i ngren peshë
Zëri yt i bukur
Eshtë si zëri i bylbylit
Zëri yt i ngrohtë
Ngroh si rrezja e diellit
Në cdo cep të vendit
Zëri yt dëgjohet
Me bukurinë e zërit tënd
Çdo njeri krenohet
Me fjalët e ëmbla
Që ti nxjerr nga goja
Të nderon i gjithë kombi
Jo vetëm nënë Tropoja
Zëri yt i bukur
Eshtë si zë,e malit zana
Sokoleshë,Fatmira Brecani
Ty,nuk të lind më nana
Zërit tënd brilant
Anë e mbanë i ka dalë nami
Ti je hyjneshë qiellore
Ti je legjendë FATMIRA BRECANI
Sot është një ditë e vecantë për Ty
Të përshëndesin nga jugu në veri
Shume urime nga mbarë trojet tona
Të uron Çameria,Kosova e mbarë diaspora
Të urojnë pleq,gra të rritur e fëmijë
Me plot zemër të thonë
t’u bëftë dita NJËMIJË!!
JO VETËM NOSTALGJI…!
Halle të mëdha t’kanë rënë mbi kokë
Ditë për ditë e mot për mot
Dikur peshën e ke pas të rëndë
Sot s’të ngroh diell,as s’të ndriçon hënë!
Të mbaj mend me sy të pa ngjyrosur
Shtatin si selvi e shpatulla krekosur
Buzët pa make-up,e faqe të pa pudrosur
Me fytyrë të njomë e vello të pa rrudhosur
Netëve të acarta,
na mblidhje për rreth votrës
Zili na kishin,
The”Boss”-ët e botës!
Të kujtoj me mall, filiz duke u rritur
Hap pas hapi,majave duke u ngjitur….!
“Fanar ndricues” buzë Adriatikut
“Halë” në sy na kishin,
ata matanë Atlantikut!
Dritë duke bërë,me kandil në dorë
Fëmijët duke qeshur e zënë dorë për dorë
Në mes të dimrit kriste muhabeti
Muret e shtëpisë vlonin nga lezeti!
Dhe pse s’kishte kompjuter e qendër interneti
Kryefjalë ishte nderi,besa e sinqeriteti!
Nostalgjik nuk jam,
s’dua të shkruaj për nostalgjinë!
(Ndjesë ju lutem,por kujtova pak fëmijërinë)
Endërruam për një botë me veshje të re
Që e shtrenjtë liria të ishte me ne
I dua ata që mbrojnë të drejtat dhe lirinë
Ata që këtu na e mbajnë si”nuse” rininë
Ata që e quajnë,jo plaçkë njerinë
Ata që luftojnë pa mëshirë krimin e varfërinë
Ata që arsimojnë,e këtu e duan fëmijnë!
Dua”bankierët”e mencur,që ruajnë,
KETU PASURINE!
(Inteligjencën)
Shkas që shkruaj sot janë,
druvarë të etur për zjarr
Rrugëve të botës,njeriun bëjnë pazar
Presin pa meshirë”filizë” të njoma
Presin”degë”të reja e shkulin,”lule” plot aroma
Trondisin e krasisin vendin anë e mbanë
Hënën duan të kapin
Diellin të gllabërojnë
e ta kthejnë tej mbanë!
ME VAJ KOMBIN E MBULOVE
(Heroinës së kombit Zarife Hasanaj!)
ME VAJ KOMBIN E MBULOVE
Heroinës së kombit Zarife Hasanaj!
Ah moj e hënë e zezë,plot tinzëri
Ç’na e solle këtë lajm të zi
Mbarë kombin na e veshe në të zi
Sot diellin e hënën errësira i ka nxënë
Motër Zarife Hasanaj,heroinë ka rënë
Edhe dy muaj,të priste babai dhe nëna
Krenare të kthehej në shtëpi
Por këtë të hënë të zezë Maj
Pabesisht të tradhetoi jeta
E të solli fatin e zi!
Me plot shpirt e vrull Ti u nise
Me plot ndjenjë e krenari
Të shkulje rrënjët e barotit arenave të luftës
Të shuaje flakët e zjarreve vrastare
E të pa fajshmëve t’u ktheje paqe e qetësi
Me plot zemër Ti u nise
Me guxim e plot trimëri
Dinjitetin t’u vendosje
Shpirtërave të rënë për liri
Në këtë Maj
Qielli nuk ishte i kthjellët si herët e tjera
Këtë Maj e zezë erdh pranvera
Bylbylët nuk këndojnë,rrinë menjanë
Diellit,dhimbja rrezet ja ka zënë
Dritë nuk lëshojnë as yje e as hënë
Trimëreshë Zarifja,heroinë ka rënë
Heroinë Zarife..!
Prindërit e kolegët të prisnin
Të vijë me këngën e hymnit në gojë
Por pabesia e jetes,e shuajti ëndërrën
E përloti mbarë kombin
Jo vetëm nënën Tropojë!
Zarife Ti si nuse u ktheve
Heroinë me plot lavdi
Mbështjellur me vellon kuq e zi
Në tokë nuk ka varr që të mban
Nuk ka dhe që të tret
Heroinë e lirisë,në qiell do të ngjitesh
Përkrah Perëndisë do të qëndrosh përjetë!
Sot…!
Gjysëm shtize u ngrit flamuri
Edhe natyrës e luleve u ra nuri
Gojët e bylbylëve,heshtja i ka mberthy
Këngët e tyre janë zhytur në vaj e zi
Zarife heroinë…!
Sot ke hyrë në librin e historisë
Po ngjitesh në altarin e lirisë
Je nisur drejt qiejve të pavdeksisë
Emri Yt do të rrojë në kalendat e përjetësisë!
Heroinë Zarife,për paqe u flijove
Familjen e kombin,përjetë i nderove!
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire