Violeta Hoxhaj Hysenaj |
Një stinë
Si s'u bë vesa përmbi bar,
Që të thajë rrezet e para,
Mbeti ngricë në janar
Rruga, ku më nxori vala.
Mbeti ngricë në janar
Rruga, ku më nxori vala.
Shtegtarët shkojnë dhe vijnë,
Nën venat e diellit të ngrohtë,
Unë mbeta në një stinë,
Shpirti, nga syri shtrydh lot.
Nën venat e diellit të ngrohtë,
Unë mbeta në një stinë,
Shpirti, nga syri shtrydh lot.
Shapkat që hodha mbi valë,
Bëni kërkimin e detit të thellë,
nxirrni lart çdo gjellë,
S'dua taka, kur s'ka diell.
Bëni kërkimin e detit të thellë,
nxirrni lart çdo gjellë,
S'dua taka, kur s'ka diell.
07.01.2019
Viti i Ri
Unë prita me hare,
si drurë në pranverë një bisk;
Se jam kështu, po të bëj be,
Dhe pse për mua ti je "iks".
si drurë në pranverë një bisk;
Se jam kështu, po të bëj be,
Dhe pse për mua ti je "iks".
S'ka gjë, qëndro ekuacion,
Të panjohurën do ta zgjidh,
Nuk duam përpara tablonë;
Cdo jetë për mua, o të gjithë.
Të panjohurën do ta zgjidh,
Nuk duam përpara tablonë;
Cdo jetë për mua, o të gjithë.
Veç dorën, vëre pak në zemër,
Do ikësh, se je kalimtar.
Ari e grindje të mos dalë,
fshij dhe vuajtjet për gjallëri.
Do ikësh, se je kalimtar.
Ari e grindje të mos dalë,
fshij dhe vuajtjet për gjallëri.
02.01.2019
Në vendlindje
Jehona që m'u gjymtua,
kurë u përplas në luginë,
mbrapa u kthye e ofuar,
nuk njohu zërin tim.
mbrapa u kthye e ofuar,
nuk njohu zërin tim.
Vjosa, heshtjen gurgullimë,
E futi brenda
shtratit , Trubulloi dhe kaltërsinë,
Me mua kish marrë marrëzi.
E futi brenda
shtratit , Trubulloi dhe kaltërsinë,
Me mua kish marrë marrëzi.
Ulliri, varur si shelg,
E kishte prishur kurorën,
U ula, të
ngre një degë, Poshtë, ferra më grisi dorën.
E kishte prishur kurorën,
U ula, të
ngre një degë, Poshtë, ferra më grisi dorën.
Këndova tek trëndafili,
Dhembja sa s'më hapi kyçet,
Thashë, mos ma kthente bilbil,
Isoni ma mbajti një qyqe.
Dhembja sa s'më hapi kyçet,
Thashë, mos ma kthente bilbil,
Isoni ma mbajti një qyqe.
28/12/2018
Dy mosha
Nuk më shkon fustani yt.
Shiko,ty sa të ka hije!
Unë notoj në moshë të dytë,
Ti pikon dritë rinie.
Unë notoj në moshë të dytë,
Ti pikon dritë rinie.
Të më falësh ndonjëherë,
Ti flet,por mendja më shkon;
Ti je në stinën pranverë,
Unë e fik ndonjë neuron.
Ti flet,por mendja më shkon;
Ti je në stinën pranverë,
Unë e fik ndonjë neuron.
Endrrat,ty të shohin larg,
Me ty ngrihen në fluturim;
Të miat zbresin ndonjë grad,
Për ty gjumit i them zgjim.
Me ty ngrihen në fluturim;
Të miat zbresin ndonjë grad,
Për ty gjumit i them zgjim.
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire