Lirije BIMI |
Nje dite pranvere te gjeta dhe u lumturova
Ajrin thitha thelle ne shpirtin tim
Aromen tende shijova.
E dehur pa pire lundrova
ne detin e Dashurise.. Te kerkova.
U perplasa me dallget e shpirtit
Ne prehrin e dashurise pushova
. Si nje kalores kaluar mbi çdo gje
Erdhe dhe udhen ma preve pa bere ze.
Kalerimin vazhdova mbi trupin tend
U deha ...
dhe s doja te njihja askend .
Dhe vale e rrembyer u derdh ne trupin tim
2.SHKODRA IME
Tretur jam nga gjiri yt i madh
Nje dite... Kur mora rruget e mergimit
U treta ketyre udheve
U bera malle i kujtimit.
Ti ... Je enderra me gjalle
Ste ze asnje varg
E une ...?
Tretur...
Tretur jam larg
Shume larg.
Jam bere zog vjeshte
E malli me djeg
Nje zog Shkodre me ciceron
Nga pas me ndjek ....
Me ze. Nene ...
Baba Moter ...
Vella Shkoder ...
Atdhe
Kur te mbylli syte nje dite
Mos me lini ketu
Jam e huaj tek ky dhe....
Amanet po ju le.
Me ndjej Nene ,
me ndjej Me ndjej Ti Moter...
Vella
Une tretur kurbeteve
Qesh ... Vuaj qaj neper bote
Ah me mbysin keto lote
Per Ty Atdhe ...
Per Ty Shkodra ime... sa larg te kam
3.KOSOVA IME
E bukura Kosovë
Dy vargje plotë mall po i shkruaj për Ty
Jam bija Jote,
Jam bijë e Shqipërisë
Ohhh..Kosovë ....
E shtrenjëta e bukura e imja Kosovë.
Mbi letrën e bardhë po hedh vargje si nje lulekuqe ne lulezim...
Cdo pëllëmbë toke ujitur me gjak...
Me lumenj lotë nenash motrash Kosove.
Ah Kosova e dashura Kosovë,
Sa lapidar e monumente u ngritën në krahërorin tënd
Shpuar plumbash nëpër shekuj të lavdisë.
Sa të zhdukur që akoma nuk ua dijmë varret,
As gjurmët për be nuk ua shohim,
Sa heronjë të rinisë tënde flijuan jetën
Ahhh Kosova ime....
E bukura Kosovë.
Dhe unë po nisem të vij tek Ti
Në Mitrovicë do ngre flamurin e lirisë
Më pret?
Ja, po nisem Tek po vij .
Sot në gjirin tënd ke edhe një bij Shqipërie
Krenare për Ty....
O toka mëmë KOSOVE
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire