Ismet Tahiraj PESHA E FJALËS |
Ismet TAHIRAJ
NË BRIGJET E LUMIT POETIK…
Në brigjet
E lumit të poezisë,
Rrini dy bandill
Me lloska të gjatë
Heqin mazën pa kripë
Dhe kishin lavdit.
E lumi i shkonte
Një si shkulmë,
E si shkulmë i vinte,
I vinte radha prapë.
Bandillët ishin bandill
Modern
Të verdhë, të verdhë
Më të verdhë se çdo flakë
Më të errtë se çdo natë.
E vazhdon parada
Të ishin nën ombrellë
Të drerët bisht prerë...
Të korrin dekoratë
Dhe katran lëvdatë.
KOKA ME EFURI....
Hidrantët ngjeshur
Mureve i ka ndërtesa,
Por brenda për brenda
Ka zjarrmi.
Lukthi është pa kokë
Koka me efuri.
Ndërtesa ka
Ujin n’ hidrant
Por gypat nuk e përçojnë
Zjarrmi e madhe
As kënd s’ lëvdojnë
E ka gjullurdi.
2.
Veç sy cjapi
Situatën e korrigjojnë...
QENÇE
Qençe e bënë jetën
Qençe e ka kafjallin,
Jashtë qitjen ia shkarravisin
Sorrat e sedefta
Me rreze dielli.
Kur lyhet më jargë
Jargë kërmilli.
Të skutari e ka mbretërinë
E krrokatë e sorrave
Ninullë e përtrirë...
RRISKU
Sa shpejt na shpenzohet jeta
Sa shpejt …
si hije e veshim pensionimin
T’ ikim mortit .
Ditës të mos i vë pritë
Rrjetë e merimangës .
Dhjetor 1995 Mitrovicë
Para PTT-së
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire