mercredi 13 mars 2019

Anila Kodra - Buqetë poetike

Anila Kodra
MBREMJE VONE ...

Deri vone flisnin ne mbremje
E bisedonin qete te dy,
Ai i thoshte shejtanka ime
Ehhh ,sa larg qe te kam ty ....

Vec pak te isha moj prane teje
Mbremjeve ne shtratin tend,
Te te merrja ne gjirin tim
Te puth syte kur ti fle rende....

Fli dhe ti i thoshte ajo
Fli se tani shkoi vone,
S'me ze gjumi kur te kam prane
E kur ti zgjuar qendron...

Dua n'gji te t'fus ai thosh
Aty te jesh nje me mua,
Shejtan me ben kjo mbremje si ti
Por i mire. Sepse te dua ...

Te ti puthja syte e qeshur
Fjale shpirti lehte te te thoja,
Prane veshit te te peshperisja
Vasha ime sa shume qe doja ....

Te shpirtit fjale t'bukra si ti
Te zemres qe shume kohe s'kam thene
Te isha ne gjunje prane aty tani
Me ty lumtur do kisha qene...

Tani fli ti e mira ime
Zemer bardhe si lule bore,
Mbetesh ne mendimet e mia
Shkojne shpejt nata e kto ore ....

Ska fajtore ketu , s'ja jo jo
Faj kane vec ata syte e tua,
Qe brenda tyre me gllaberojne
S'me lene te qete , m'robruan mua...

Si termet me vjen ne shpirt
E gjume spo kam ne sy,
Frymemarrjen doja te ta ndjej
Dhe tik-takun e zemres ty ...

Torture qe s'me le te qete
E gjumin ke kohe ma ke prish,
Tani kthema moj shpinen e fli
Shpirtrat s'njohin largesi. Ta dish .....

Jo. Shpirtrat as naten se njohin
Me mijra kilometra udhetojne ,
Vec te jene prane njeri-tjetrit
E dy zemra bashkuar t'qendrojne.


CMEND DASHURIA.....

Me kishin thene, cmend dashuria.
Dikur, e cmendi edhe nje grua.
E beri te jetoje ne endrra
Provoi delire , e tha TE DUA ...

Cmend vertet e dhemb embel
Dhemb mes deshires e pasionit,
Jeton e vdes ne mes te shpirtit
Eshte ne zemer. Se njeh vizionin.....

Eshte fisnike si zonje e mire
Por dhe e brishte si nje femije ,
Diku dhe godet edhe le plage
E s'ka melhem plagen ta rrije ....

Eshte e dlire si shtojzavalle
E cilter , e paster si engjellore,
Shpesh vjen e forte si uragan
Te rremben , te mban per dore...

E cmendi pra gruan e gjore
Fisnike e beri qe te jetoje,
I lutej Zotit kjo jete te zgjaste
Sikur , dhe uraganet te provoje ...


EJA I MBARE O MARS …

Sot tek eci ne rruge nxitoj
Aroma e nje luleje me dehu ,
Ngre koken lart dhe shikoj
Mimozat mbi koken time kane celur…

Pranvera akoma ska ardhur mire
Eshte fresket e fryer ere disi,
Por mimozat qe celin te parat
Lajmerojne . Pranvera po vjen perseri…

Eci buze liqenit e nen kembet e mia
Dhe manushaqen dielli e genjeu,
Sa bukur. Ne fushen e barit
Te blerten ngjyre , ne lejla e ngjeu ….

Shoh diellin qe tani ka dale
E rrezet ar leshon ngado tani,
I mbare ky muaj per ju te gjithe
E paci te ngrohte cdo dite te tij ….

Tani qe hedh syte ne kalendar
Nderroj fleten. Shkurti ka kaluar,
Sot 1 MARS thosh data ne te
Eja i mbare o Mars , e i bekuar …..


NE DALLGE TE VDESIM …

Per ty dhe syte i bera guva
Kush mos te t’shoh. Te fsheh aty
Dhe buzet i bera lule Margarita
Si blete mbi to te rrish vec ti …

E krahet, i ktheva i bera flatra
Te ngjitem lart ne qiellin blu,
T’avitem ty fshehur neteve te gjata
Shpirt zjarr tek ti, shtat humbur ketu…

Dhe zemren ,hapa e bera det
Ne te je varke qe qete lundron,
Tulatesh heshtur diteve te veres
Ne te i sigurte mes tallazeve shkon …

Per ty, oqean e bera shpirtin
Atje te mbytesh ne thellesi,
Ne dallge te tij te dy te vdesim
Dashuria t’na ngjalle perseri….

MIQ TE MIRE….

Ti facebok qe i ben miq
Dhe te rinj , por edhe pleq,
Ca i ben te harrojne moshen
Ca te tjere te shkojne per dreq…

Ketu u njohen dhe ata
Ai e pyeste vajze si je ,
Puna ,hallet si kaloni
I thosh shkruaj kur ke nge…

Dhe ajo nuk e merziste
Vec uronte , te jesh mire,
Mbeten miq te mire ne vite
Prisnin te flisnin me deshire…

Ai i thosh nuk te kam pare
As nuk di kush je vertet,
Por me duket sikur te njoh
Te kam mike sa nje jete….

Dhe vazhdoi historia
Jete gjate qe kjo miqesi,
Vitet miqte nuk i ndjenin
Mbet miqesia si ne rini …

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire