Nexha Recica |
Nuk mundesh të harrosh
Engjëllinë e pagjumë
Që kujtesën ta shpirtëzon!
Nuk mundesh të harrosh
Dëshirën e stinëve
Që në grusht na mbajnë!
Nuk mundesh të harrosh
Se jemi fatlumë,
Nga dashuria jonë!
UNE KAM DASHURI
(Sot në Gllavicen time të bukur!)
Unë kam vetëm dashuri
Kaherë të mbjellë në shpirt,
Që atëherë kur nëna më lindi!
Dhe sa herë që u rrita unë
Dhe ajo u rrit
Mbeti cdohere pranverë në blerim!
Kur ndrrohen stinët e acarohen
Unë nuk ndryshoj
Cdoherë në mua lulet lulëzojnë!
Edhe kur zogjtë bëjnë gabime,
Aq mirësi mbolli në mua nëna ime/
Këtu në vendlindjen time!
DETI NE QERSHOR
Zbret madhërishëm,
Bashkë me shkumë të bardhë
Flluskat e tij më lagin
Kur unë i rri pranë!
E dua detin në cdo stinë
Asnjëherë si në qershor,
JO vetëm se më përqafon
Por më shuan dhe mallë!
Pranë tij prehem
Heshtja më bëhet fjalë,
U zhvesha prej hirit të tij
Duke dashuruar pa pra!
Golem,18 qershor 2021
FLUTUROJ PERMES TEJE
Unë fluturoj përmes teje
Dhe tretem atje në pyll.
Kur ti je me mua
Më je një yll!
Unë fluturoj përmes teje
Ngjitem atje lartë në qiell,
Përmbi re jetoj
Kap me dorë hënë e diell!
Unë fluturoj përmes teje
Shtegëtoj dhe në borë e stuhi,
Mund të bie nga lartë
Vetëm kur dorën ma lëshon ti!
ZHGENJIM
Kur e humb mëngjesi vesën
Dita tkurret,kohën mbledh,
Si dallgë luleve mbillet
Nga erë vetëtime!
Në mes thashethëme hijesh
Ti më tretesh si shkumë deti,
Kur e humb përthyer shpresën
Mëngjesit tjetër të zhgënjyer!
Rrokullisen gurë buzë lumit
Puhiza gremis në harresë,
Në furtunë papritur u ndesh
Gjithcka rrëzoi si gjethet në vjeshtë!
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire