jeudi 9 février 2017

Tregim i shkurter nga Ali Sylejmani

Ali Sylejmani
Lisi dhe Amaneti

Në oborr aty afër bunarit ndodhej lisi hijerënd :imadh,i gjat, i trash me një lëvore me gjurmë të lloj-llojshme,që tregojn vjetërsin e tij.
Unë isha ulur në terasë ,dhe po shiqoja në drejtim të tijë me një zili të madhe,duke soditur rrudhat e shenjat në levoren tij, mendova a thua sa i vjetër është ?
Pa pritmas dëgjova një vërr,degët e tij lëvizën dhe disi mu ba se ai më kuptoi,por qudia më e madhe ishte se lisi më humbi disi nga syt, e në vend të tijë shihja një plak shum të moshuar,me mjekërr të gjatë,të bardhë e të thinjur.
O Zot sa qudi mendova,por qudia vazhdoi edhe më tej, kur më vështroi thell, e më mati : që nga gishtrinjet e këmbës e deri në kokë ,dhe tha:"Pyet lirisht,se po e shof që po të mundon diqka,unë i di të gjitha, më tha i përjetova: keqtrajtime,maltretime,plagosje,vrasje,
dëbime,luftra, të stër stër- Gjyshit,ster-Gjyshit, Gjyshit,babës tënd, nga armiqët e juaj edhe të mit,vetëm e vetëm se flisnim shqip.
Më munduan edhe mua por kurr s'u dorzova, e s,do të dorzohem.
Në Jetë me mbajti Melankolia e gjuhës që e flisnin të parët e juaj,e që e flisni edhe ju, që nga koha kur isha filiz,e edhe shum do rroj me kete gjuhë,se tash jam i qetë , barbaret u shporrën.
Po me gjithatë një Amanet do ta lë se jam i vjetër e s'i dihet:"Kjo Tokë ishte, ësht,dhe do të jetë e Shqipëtarve,e mos lejoni tu marrin nëpër këmb.
Me shiqoi edhe një herë me shiqim të thell dhe më tha më premto se do e mbash Amanetin."
Unë stepa dhe u betova si para Flamurit Kombetar se do e mbaj,dhe ktheva kokën për të par në drejtim të djalit,ku ishte që të ia them AMANETIN, por ai ishte larg,kur ktheva sytë n drejtim të bunarit,plaku nuk ishte më por ishte lisi.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire