Kumrie Abdyl Shala |
SAKRIFICA MËRGIMTARIT
Mora rrugën pa menduar se ku do të më shpije,
U hodha në det me gomone,
E dielli sytë mi verbonte.
Rrezet më përcëllonin ballin sikur më flisnin,
Hej, ndaluni ku shkoni...
Rrugëtimi im ishte i gjatë,
bataninë, shtrat e pata bërë...
Malet i bëra sofër me ngrënë,
e zogjtë tinguj kitareje,
ndërsa gjethet i zëvendësova me këpucë e çorape.
Vazhdova me Shiun,vesën e mëngjesit,
Ti dedikova ty, lirise e vendit tim...
Kalova rrugë gjarpërore e tërthorazi
plotë baltë e me moçale,
E mendja rrinte te dera e oborrit,
te sytë e përlotur të nënë lokës që vetëm e lamë!
I kërkova hallallin nanës,
e i'a laga krahët me lotë...!
Atë natë, çdo pjesë të fshatit tim të lashtë e vajtova,
Qe u largova më dhëmbje ne mes nate.
Me lotë e vajtova edhe qenin
që ulërinte nën hambar !
Edhe varken e peshkatarit,
që priste te bregu i detit,
rrëzë pyllit në hijen e lisave të gjatë,
Që të na fërfëllonte andej oqeanit.
Ikëm të kërkojmë liri matanë,
as atje se gjetëm dot,
përveç trajtimiit si skllevër.
E këtë gjë e vajtova çdo natë.
Një ditë vuajtjen e hudha
në krahin e djathtë të melaqes.
Sepse, as sot se kuptoj pse të ketë drejtësi
më të madhe kafsha se sa njeriu andej oqeanit.
Këtë gjë e vuajta fort-fort,
deri sa një ditë e gëlltita me lot që binin faqeve rrëke.
E malli nuk po largohet as edhe njëherë,
për malet, prrockat, e rrugët me baltë të vendit tim të ngratë.
MALLË E LOT
Gjamat e dritareve u bënë qull
nga shiu që vërtitet me fërfëllazë e erëra...
Ishte kohë gjumi, sytë nuk hapeshin dot,
shgarravitesha nëpër çdo s'kaj të shtratit.
Edhe dysheku filloj të behet gropë-gropë,
nga lëvizjet e pa kontrolluara plot stres,
sot nuk të thash mirmëngjes.
E hutuar nga shiu që vërtitet në gjamat e dhomës sime,
e lozte edhe me fatin tim në dyshek.
E ti hetove dhimbjen edhe pse largë më ishe,
intuita të diftoj përpëlitjet e mia
që po sillesha në kervat si peshku në det.
Erdhe e ma puthe ballin fshehurazi
e më bëre me fjetë deri në drekë.
Loti kishte rrjedhë në faqe e ishte tharë nga malli...
Nata kaloj me rënkime e iu bashkua bubullimave të motit përjashta.
Shiu nuk ndalej por binte me rrebesh si loti i mallit,
Si duket edhe ai qante së bashku me syrin e përlotur në heshtje.
IKËM, TË LAMË VETËM, NËNË
Jam lodhur duke vrapuar rrugëve plot drita,
e sytë e unshëm lakmia m’i ka verbuar.
Në trotuare e lule të bukura,
çdo ditë shoh fytyra të reja,
por askush s’të ngjan ty.
2.
Jam lodhur
nga malli që kam, t’i them dikujt mirëdita, a mirëmëngjesi
e t’më buzëqesh ëmbël e lehtë,
se këtu askush nuk mund t’ma shuaj mallin tënd…
Jam lodhur duke pritur çdo pranverë,
e fshehurazi duke qarë e dënesë.
3.
Uf bre…
Këmbët nuk po më mbajnë më.
Ah, sa mall kam për ty, o vendi im i shenjtë!
Se…si robot jam bërë: me vrap në punë, në kuzhinë, në post e termine për mjekim!
Jam lodhur duke pritur një ditë më të mirë!
4.
E ju, besoni në mua,
se…këtu në mes të rrugëve, ndërtesave, shtëpive e trotuareve të bukura asgjë nuk ka vlerë më të madhe se
vendi im.
Sa më ka ra mall t’i futem përroit të fshatit këmbëzbathur e të zë peshk,
t’ia them këngës një herë në livadhin e gjatë plot aromë dashurie,
e të freskohem në gurrat e ujit të ftohtë!
5.
Jam lodhur duke i pritur pranverat.
Vallë a do të mund t’i festoj në gjirin tënd të plleshëm, nënë?
Edhe pse tani je kërrusur nga malli duke me pritur me sytë e mbushur me lotë,
por nëna nënë ka mbetur.
6.
Në këto rrugë të kobshme të kurbetit
u tretën kockat e trupit tim,
se aroma jote, nënë, më përcjellë hap pas hapi çdo ditë.
E malli, si për inat, po hedh valle rreth e rrotull kokës sime, me ironi më buzëqeshë.
E ti, nuk më beson
sa shumë jam lodhur duke i pritur pranverat me frikë.
Se…aromën tënde nuk do ta gjej një ditë në trojet tona.
E unë kam mbetur duke vrapuar pas pasurisë.
E harrova dashurinë tënde, nënë!
7.
Ne u harruam duke larë e pastruar,
duke ndërtuar qytetet e botës.
E vizitat i lamë anash,
në vend që të të shohim
më shpesh e ta pushojmë shpirtin në përqafimin tënd
e në prehrin e ngrohtë të strukemi si fëmijë.
8.
Eh, sa krijesa të forta paskemi qenë!
Vatanin e lamë shkret,
edhe ty të kërrusur në kullë të lamë, nënë,
duke na ruajtur hisen e gjyshërve e të babait tonë.
Se…sa herë që shkuat e erdhët,
nënën me qefin në gji e latë.
PRESIM RREZE JETE
Qimen e flokut mos e tërhiq zvarrë,
se mjaft është përlyer në ujin e puseve.
Se...gjurmët e tyre ende kanë mbetë gropave,
në ato rrugë të trasuara nga rrëbeshet e shiu.
Edhe pse shumë herë po harrohen rrugët,
të shtruara me zhavor,
e po i gëzohen asfaltit.
Eh! gjurmët e qimes së flokut,
i mbuloi zifti katran.
Se... turpin e mbuloj heshtja,
Deri në atë çast kur dielli
do t`i lëshoj rrezet në këto anë.
Do t`i presim rrezet e jetës me gaz!
Kumrie
QYTETI I ARIT SHQIPTAR
Sa herë që e vizitoj atë anë,
me bie të sillem rreth teje si rreth kishës Dollcit.
Me vjen të qaj
kur të shoh ashtu zgafellë
më gjëmba të rrethuar ,
E heshtur pa bërë zë rri,
E dikur nga zëri yt e gjamët e makinerisë tënde,
Shqipëria krenohej me ty
E Europa ta kishte lakmi.
E tani je zverdhur, je t'kurrur,
e të kanë kafshuar në çdo cep
si qakejt kur hyri e shkreta demokraci.
E tani rri e lemerisur, buzë lumit Fan, pa zë,
Sepse të zhveshën lakuriq bijtë tu, pa fije turpi.
Gërmadhë frike të lanë,
të futën në historik,
pa histori që tridhjet vite!
Ti qytet i shenjtë në mes të Mirditës.
Dikur hambari i shtetit shqiptar,
e sot si varrezë dukesh,
frikën ta futë ne palc,
Se jetēn ta shuan ata...
buzë rrugës të trishtuar të lanë,
këtu në qytetin gjigand të mbuluar me ar!...
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire