lundi 18 mars 2019

Eleni Bircaj - Cikël poetik

Eleni Bircaj 
Lulja e lagunës blu

Më dhimbsen sytë e tu,
kur vozisin akuariumit,
rreketë fytyrës,
buzët shpesh vaditur nga shirat,
lule e bukur dikur,
çelur mes lulesh,
lule e trishtimit,
lulja e Lgunës blu.

Largoju, 
erërave të mallkuara
që mërmëritin ashpër!
Shmangu botës,
që vërtitesh rreth teje, 
shkundu nga skoriet
që të janë ngjitur,
përshko terrin,
mblidh yjet
edhe yllin polarë.

Kopshtari të adhuron
edhe të pluhurosur.
Nga përvoja e di
që stuhitë
çrrënjosin edhe lisa.

Ktheu, lule
te kopushti i Lagunës blu,
natyra ka bukuri,
gjithësesi 
edhe me lule të vyshkura.


Rruga pa kthim

E çuditshme kjo erë
Po më puth sa për mijra herë
Më përkund lehtë-lehtë
Sì Danubi blu një gjethe

Më këndon nina-nënat
Fytyrën,flokët e argjend më përkdhel
Me brengë,endje më shikon fshehtas
Si dielli hënën muzgut të dehur 

Nga rruga pa kthim kërkon të vellzoj
Andej nga kundërmon aromë trëndeline
Pa ditur që më kanë pushtuar akullanjat
Dhe sedielli këtu,ëshțë i nxehtë edhe në dimër


Çfarë do këtu kjo e huaj

Me të rahurat e zemrës si zog brenda kraharorit tim,
jam endur këtij qyteti
Dhe se kam ecur me hapat e lehtë
ia kam prishur qetsin
Sa miliarda pika shiu,
kam derdhur
në çdo pëllēmbë të kësaj toke
Sa dridhma më kanë zënë dhe ditëve më të nxehta të stinëve
Eh çfarë mbresash s'më kanë lënë këto vite të lodhshme me stres?!
Për ti larguar nga kujtesa
s'më mjafojnë as 100 vite, 
të tjera jetë
Çatitë me tjegullat e nxiruara,
mërmërisnin midis tyre marramëndshe
Çfarë do kjo e huaj,këtu s'ka vend
të kthehet nga ka ardh
Për të gjetur të bukurēn midis së shëmtuarës
Fytyrën e mpirë,e trasformava me forcë të shëndritshme
Vështrimin e tretur,të kthjelltë
e shpërndava oqeanit të qiellit
Duke pritur me ankth,
ëndje 
midis vallzimit të reve,
Një rrezatim hyjnor drejt meje


Rruga e mallkuar

Ëshțë një zë që dëgjohet
Nga thellsia e detit
Përzihet me oshtimat e dallgëve
Dhe arrin skajet e qiellit

Kush ka gjet bijën time
I lutem ta mbaj mirë
Ta puthi ta ledhatoj
Ti dhuroi dashuri

Nga gjiri ma hoqēn shpejtë
Ma shkëputën pa mëshirë
Kur mora rrugën e kurbetit
Për një jetë më të mirë

Ti dhuroja arusha
Ta gëzonte fëmijërinë
Të luante,ëndërronte
Të flinte në gjirin tim

Mos ma bëni të lotoj
Se unë zërin ia dëgjoj
S'jam e fuqishme të dal
Nina nënat ti këndoj

Këtu ku jam vendi s'më mban
Gjezdis nga të gjitha anët
Nga dhimbja, dëshpërimi
Dridhet toka,gjunjëzohen malet


Fluturo me pulbardhat


Për çudi,sot që varkat vozojnë lumenjve
S'kam trokitur ende në portën e ëndrave
Nga dritaret me perde të mëndafshta,hapur spontane
Midis shushurimave të gjetheve,depërtojnë zëra

Çfarë pret,në zymtësinë e zgjoheve të zbrazëda?
A'se shikon dëborën e pamëshirshme që po të mbulon
Sferat e shkruara po të humbin shkëlqimin
Buzqeshja e ëmbël,të është kthyer e hidhur

Përse sarratisesh me erën,në drejtim të detit të lotëve?
Atje ku shpirtrat e etërve të tu  s'gjejnë qetsi
Lerë kolonit e bletëve,të mbledhin nektarin e luleve
Fluturo me pulbardhat,në hapësirnë e pafund


Druri i jetës


Retë për dekada, sì hije më kanë mbuluar
Rrugicave fantazëmë,ndërtesave të mykura
Me bukurin ,e shpirtit mu desh ta largoja
Të shkruajturat e padukshme,në heshtje ti fshija

Mes uraganeve shpesh jam përfshirë
Nga rruga e ylberit,s'kishte forcë të më sprapste
Druri i jetës sì lis ka shtrirë rrënjët
Adriatiku kaltrosh ,ndë rshekuj do ti vadis

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire