lundi 13 octobre 2025

ADEM GASHI - Agim GASHI – Zëri i Drenicës dhe i shqiptarizmës në diasporë ​

Adem GASHI


 









Shkruan Adem GASHI

Agim Gashi lindi në fshatin Kryshec të Drenicës, në fshatin e patriotit Ali Gashi, Pandeli Sotirit të Drenicës, i cili hapi s    hkollën e parë fillore në Cikatovë të Re të Drenasit, në një mjedis të njohur për tradita, punë e ndjenjë të thellë atdhedashurie.

Shkollën fillore e mbaroi në Polac, ndërsa gjimnazin në Skënderaj, ku dallohej për dashurinë ndaj letërsisë dhe fjalës shqipe dhe talentin për ta mbëltuar këtë. Kjo prirje e hershme e çoi natyrshëm drejt studimeve në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, prej nga doli me përkushtim për arsimin dhe kulturën kombëtare.

Pas studimeve, filloi punën si mësues, duke u përkushtuar me dashuri brezave të rinj. Më vonë, në vitin 1986, ai u punësua në ndërmarrjen “Kosovatrans” në Skënderaj, ku punoi me nder e përkushtim deri në vitin 1990. Me vendosjen e masave të dhunshme serbe, u largua nga puna, një fat i përbashkët i shumë intelektualëve shqiptarë të asaj kohe. Kjo periudhë e vështirë e detyroi të marrë rrugën e mërgimit, dhe në gusht të vitit 1991, Agimi emigroi fillimisht në Gjermani, e më pas në Francë, ku jeton e krijon edhe sot.

Por mërgimi nuk ia shoi dashurinë për gjuhën dhe atdheun. Në Francë, ai vazhdoi misionin e tij të shenjtë si mësues, duke u bërë një urë lidhëse mes brezave të rinj dhe gjuhës amtare. Në qytetin Montbéliard, për vite të tëra dha mësim në shkollën me mësim plotësues në gjuhën shqipe, duke ndihmuar fëmijët e mërgimtarëve të ruajnë lidhjen me kulturën, traditën, identitetin dhe historinë e tyre.

Krahas punës në arsim, Agim Gashi është i njohur edhe si shkrimtar, poet dhe satirist. Ai ka botuar disa libra për fëmijëetë rritur,në të cilat gërsheton shpirtin lirik, humorin dhe reflektimin e thellë. Ndër ta spikat libri për fëmijë “Gjysh të kam shoqe”, i mbushur me ngrohtësi e dashuri, si dhe përmbledhja “Fjalë me rrënjë”, që mbledh aforizma e vargje satirike me frymë popullore dhe mendim të mprehtë dhe librin me poezi "Lisi dëshmitar". Poezia e tij flet për njeriun, për vendlindjen, për lirinë dhe për jetën; në çdo varg ndien frymën e Drenicës krenare, e fortë dhe e përvuajtur njëkohësisht.

Përveç krijimtarisë letrare, Agimi është edhe themelues dhe kryeredaktor i Radio Vlera , nëpërmjet sëcilës i ka dhënë zë kulturës, poezisë, artit dhe historisë sonë kombëtare. Përmes kësaj radioje, ai ka përhapur fjalën shqipe në mërgim me të njëjtin shpirt si në atdhe, duke u bërë zë i gjallë i dashurisë për Kosovën dhe për njerëzit e saj.

Sot, Agim Gashi mbetet një ndër figurat më të respektuara të kulturës drenicake në diasporë. Ai është shembulli më tipik i njeriut që nuk u dorëzua përballë vështirësive, që e ktheu mërgimin në mision kulturor dhe fjalën në dritë shprese. Në krijimtarinë e tij gjallëron një Kosovë që këndon edhe në dhimbje, një Drenicë që nuk hesht kurrë, dhe një shpirt që e mban gjallë gjuhën shqipe kudo ku rreh.

jeudi 14 août 2025

Mirush H.Musa : Flasin pushkët, flasin Shpatat

Mirushe H.Musa











Flasin pushkët, flasin Shpatat 


Për mes vargjeve zbrita malet,

Dhe bilbilat me këngë t'rapsordëve,

Deti kendon himnin me dallgë, 

Era fletë metologjinë e moçme. 


Nis lahuta ne mure të oxhakut,

Me i kënduar këngët kreshnike,

Flet mbi vargje me plis plaku,

Për tokat tona historike. 


Rrëfejnë bjeshkët rrufetë qiellore,

Për Perënditë e të parëve pagan,

Për kreshniket me gjoks shkëmbi ,

Që gjuhën shqipe ata na e lanë.


Në kulla baroti me frexhi të larta, 

Flasin pushkët, flasin shpatat,

Gurët rrëfejnë,besën e shqiptarit,

Si trimat u ngriten edhe nga varri.


Hapen portat në ballë të kalasë,

Baladat e moçme nuk kanë fund, 

Dhe gojëdhënat rrefejnë legjendë,

Nusja e besës qëndron mbi Bunë .






Flasin pushkët, flasin shpatat !


Për mes vargjeve zbrita malet,

Dhe bilbilat me këngë t'rapsordëve,

Deti kendon himnin me dallgë, 

Era fletë metologjinë e moçme. 


Nis lahuta ne mure të oxhakut,

Me i kënduar këngët kreshnike,

Flet mbi vargje me plis plaku,

Për tokat tona historike. 


Rrëfejnë bjeshkët rrufetë qiellore,

Për Perënditë e të parëve pagan,

Për kreshniket me gjoks shkëmbi ,

Që gjuhën shqipe ata na e lanë.


Në kulla baroti me frexhi të larta, 

Flasin pushkët, flasin shpatat,

Gurët rrëfejnë,besën e shqiptarit,

Si trimat u ngriten edhe nga varri.


Hapen portat në ballë të kalasë,

Baladat e moçme nuk kanë fund, 

Dhe gojëdhënat rrefejnë legjendë,

Nusja e besës qëndron mbi Bunë .

mercredi 4 décembre 2024

Halime MUSA : Buqetë Poetike










 GËZUAR SHQIPËRI O NËNË


O ju malet e Shqipërisë nënë

Po u shkruaj nga ky shtegëtim

Nuk ka libër që e zë dashninë

Çfarë ndjej për ty o vendi im


O ju lulëkuqe nëpër kurbet

Rrënjët kemi në bjeshkët tona

Vllëzër i kemi bilbilat në male

Një gjak kemi me shqiponjat


O Shqipëria jonë e dashur

Kurrë ske qenë ti djep i varfer

Me gjak te lara thepa dhe gur

Gjer sa e ngrite këtë flamur 


O ju rrezet e diellit të artë

Ju shqiponja lart në male

Ti flamur i larë në gjak

Folen kemi shqiperinë e madhe.


28 nëntor 2024 Gjermani.



NGJYRA E KUQE


Natën me yje vesha një fustan të kuq

Ndalova rrëzë maleve në shkëmb t'gurit

Në krahërorin tim ndaloj një Shqiponjë

Mendoj se është fusha kuqe e flamurit.


Yjet u perndezen magjepsur mbi gur

Unë zanë maleve veshur me të kuqe

E mbaja në krahëror Shqiponjën e zezë

Që të dyja bashkë pikturuam një flamur.


Me trego Shqiponjë pash besën e zoterve

Në Shqipërinë time ae ke djepin e zogjve? 

Tingujt e lahutes mijëra mijëra vjeçar

Besen kemi kanun, identitet Plisin bardhë.

Qielli u gërrys yjet ngjyrosen gurrat shkëmbore

Si meteor flakesh duken gjurmët e agut

Fëtyra e Shqiponjës me mahniti mbrëm

Njërin sy e kishte diellin e tjetrin kishte hënë.


Ecëm nëpër gjurmët e historisë sonë

Gjer sa këndoi bilbili i parë n'mengjes

Folëm nënë e bijë edhe për prejardhje

Unë bija Dardane,ajo nëna iliriane. 


28 nëntor 2024 Gjermani



ALFABETI


Më 22 nëntor 1908


Zgjohu o diell i atdheut tim

Lëshoj rrezet mbi manastir

Në Iliridën e Shqiponjave

Ndriçoje udhen e shkronjave


Zgjoi nga varri mendjendriturit

Që në atë kohë në këmb u ngriten 

Me mençuri e ndoçen armikun 

Përhapen dije, lapsin dhe librin


Djepat mbushur fjalë atdhetare

Në çdo vend ku shkruhet shqip

Si kupola me plisa të bardhë

Germat shkëlqejnë në abetare.



VALLJA E UJIT


Qëndronte i vetëm një yll për mbi re

Fshehurazi zbriste në tokë si rrufe

Në shekullin hënorë udhëtonte nga muzgu

Me të bukuren takohej në vallen e ujit.


E braktisa qiellin flija nëpër bjeshkë 

Por sa u takova me ty pëllumbesh 

Kur të pash ty si një zanë që fle në pyll

Ku krahërin e ka yllin e liqenin pasqyrë.


Ylberi gershetohej në flokun tënd fjolle

Që derdheshin belit si flatra Shqiponje

Me kaltërsinë detare do të bëj kontratë 

Rërën ta bëj shtratin jastëkun guaskë.


Retë po dojnë grevë për të na shpallë

Shiun dojnë mi ndal, ujin për ta thar 

Por unë me muzgun d'ot mirem vesh 

Do ti kërkoj detit të na shendroj peshk.


Mos me pyet e bukur në qiell pse skam vend

Unë Jam një yll qielli për ty bëhem liqen 

Pëllumbesh e bukur me thuaj ta di? 

Q'ësht ky vend i bukur që ram në dashuri.

lundi 23 septembre 2024

Fazli FERATI . Buqetë poetike

FAZLI  FERATI

 








ASGJË POS ÇASTIT

Asgjë pos çastit

pos fjalëve

pos fotove

pos vendit e kohës

Asgjë edhe kur qielli

mbulohet me re

e përmallshëm

pikon shi

Asgjë kur gjethët

nga degët

binin në tokë

pa u ndi

Asgjë

kur shpirti një ditë

gjen qetësi

E asgjësë, për asgjë, nga asgjësë

ASGJË...


MEKATI

Nga mekatët e tjerë

ty të vënë

në mes të zjarrit

E di

që s'ke faj

në këtë kohë

të paqartësive të mëdha

ku digjet i pafajshmi

E fajtori krekoset

tarifa

pa u turpëruar



VAJZA ME FUSTAN

Sot Dua

i mbushi nëntëmbëdhjetë muaj

flet ca fjalë

kërcen e di të luaj

Posa zgjohet në mëngjes

të gjithëve na përqafon

në mbrëmje me babin e axhin

Flet në telefon

Dua

është gëzimi i shtëpisë

mjalti i mjaltit

ajka e lumturisë









DRITËROJNË

Atje

dielli nuk perëndon

është hëna

me dy yje

që nuk e lë

të praron

Atje

s'ka vend për errësirë

janë engjëjt

me ngjyrë ylberi

që prore dritërojnë

në atë hapësirë

samedi 14 septembre 2024

Nazmije MEMA - BUQETË POETIKE

 

Nazmije MEMA









ERDHI NJË MAJI NË VENDIN TIM


Muaji maj i bukur shumë 

Vjen te ti e vjen te unë

Nëpër ara e kopshtije

Mu ashtu si i ka hije

Mirë se erdhe muaj i mbarë

I pesti në kalendar

Iku prilli plot me shi

Tani ta lëshoi fronin ty

Të mbretërosh si të ka hije

Të bëhesh këngë e çdo fëmije

Nëpër ara e kodrina

Mbushet vendi cicërima

Pak më larg në bjeshkë e çuka

Mbushet lëndina me Lara e Suka

Dallëndyshet në qiell lart

Kthehen te ne varg e varg

Më i gjatë se prilli je

Tridhjetë e një ditë i ke

Na sjellsh gaz e hare

Mirë se erdhe përsëri ndër ne!



ERDHI QERSHORI


Qershori erdhi oh sa bukuri

Më gëzoj mua të gëzoi ty

Dita juaj është sot o fëmijë

Mirë se erdhe muaji qershor

Me një tufë qershi në dorë

Ca të kuqe do të t'i vë në vesh

Të të skuqet faqja kur buzëqeshë

Qershorin e duan të gjithë fëmijët

Vjen fundi i shkollës,fillojnë pushimet

Dikë e pret deti,dikë e pret bjeshka

Bujkun e pret ara,vreshtarin e lyp vreshta

Mirë se na erdhe muaj i mbarë

I gjashti renditesh në kalendar

Pak më i shkurtër se maji je

Tridhjetë ditë gjithmonë i ke

Ditë të ngrohta plot me diell

Freski të lehtë herë-herë na sjell

Dredhëza,qershi e manaferra

Lozni,këndoni fëmijë,kjo është pranvera!


01.06.2024


01.05.2024


ERDHI KORRIKU


Erdhi, erdhi, o miq korriku

Iku, shkoi gjysmë viti

U poq dardha edhe fiku

Gruri  u korr në arë

Po  shkëlqen si margaritarë

Në të gjyshit hambar.

Dielli përcëllon,deti na fton 

Mësimeve në shkollë,iu erdhi fundi 

Na pret bjeshka e katundi 

Me një copë bukë misri në trastë 

Ujë të ftohtë e shkop të gjatë 

Shkon bariu gjithë gëzim 

Te stani në bjeshkë ai gjen gëzim 

Mirë se erdhe muaj i mbarë

I shtati me radhë në kalendar 

I gjatë sa vëlla gushti je

Tridhjetë e një ditë edhe ti i ke 

Ardhsh me gëzim e hare 

Me këmbë të mbarë e me krejt të mirat 

Na i plotësofsh të gjitha dëshirat!

Atyre që festojnë në korrik 

U shkoftë jeta mjaltë  me fiq 

01.07. 2024

EDHI GUSHTI


Mirë se erdhe muaji gusht

Ti fare mos u ngut 

Korriku ta lëshoi fronin ty

Të sundosh ashtu siç di ti

Herë me vapë përcëlluese

Herë me freski ledhatuese

Me grurë hambarët mbushe plot

Të kemi bukë për një motmot

Dhe shalqi, mollë e dardhë

Mirë se na erdhe muaj i mbarë

I teti rreshtohesh në kalendar

Plot katër javë do të mbretërosh botën

Mu sikur korriku yt vëlla

Më kot mburresh se je më i gjatë

Dhe ai tridhjetë e një ditë i ka 

Për të gjithë që adhurojnë botën

Gushti qetë e sjell rrotën

Çdo stacion ku ka udhëtarë 

I uron me rrugë të mbarë

Shëtitni, gëzoni,  shijoni  jetën

Shpejt vjen shtatori që sjellë dhe vjeshtën...

01.08.2024


SHTATORI


Erdhi shtatori me rrush e me mollë

I gjen voglushët me libra në dorë

Mirë se erdhe muaj i mbarë

I nënti me radhë në kalendar

Edhe ti sikur vëlla gushti

Herë me diell e herë me shi

Por fëmijët shumë të duan ty

Mbarojnë pushimet fillon shkolla

Vrapojnë fatosët me faqet si molla

Takojnë shokët për herë të parë

Hyjnë në klasë,plot gëzim,krenarë

Rruga e diturisë për ne o shokë

Do të fillojë këtu që sot

A,B,C,1,2,3, sa gëzim, sa hare

Na pret mësuesja shend e verë

Do ta gëzojmë atë çdo herë

Vetëm pesa do të kemi në ditar

Na priftë e mbara në klasën e parë!

01.09.2024


dimanche 14 juillet 2024

Elvira ZENELI - BUQETË POETIKE

Elvira ZENELI

 









RIKTHIM


U bë kaq kohë që çmendurisht

Ne duhemi vetëm në shtratin e Fjalës,

Duke ujitur pemën e Dashurisë së frikshme!

Pikëpyetjet e pikëçuditjet

Ngrihen si shkëmbinj në mure kështjellash

Ku portat i hapim vetëm ne të dy!

S'kanë fund "trimëritë" tona

Në betejat virtuale

Kur ndeshemi vetëm me njeri-tjetrin

E ka veç të plagosur

Që rilindin sërish,

Të etur për plagosjen e radhës!


... Ja që qëlluam të jemi njerëz

E në duar na thërmohet Dashuria,

Po dije 

Se në një gjë jemi krejt ndryshe:

Une qaj si femër për Ty

E ti qan si burrë për Mua!


Humbjet e shpirtit

Çdo ditë paskan lindje-perëndim!


Në mes tyre

Na mban gjallë 

Një Rikthim!


VETËRRËFIM


Ne të dy ndajmë çdo mëngjes të njëjtin mendim,

deri në mërzi!


Kur vjen mbrëmja,

nën sharmin e saj ndajmë të njëjtën magji!


E ndjen, i dashur,

që paskemi të njëjtën kimi?!


... Sa herë që ti fal nxitimin tim naiv,

si burim eksitimi,

aty unë përmbytem në djersën-det të pasionit

ku me fjalët pa doganë

peshkojmë njeri-tjetrin

dhe bekojmë të uruarin grep!


...Oohh, sa ngjajmë, 

i dashuri im,

edhe dhimbjet brinjë më brinjë

i kemi të njëjta

tek lëvizim gishtat në tekat e unit

e peshat na kthehen në pupla

e padashje bëhemi fëmijë!


Të besoj me gjithë qenien time prej femre,

gojë më gojë,

trup më trup e shtrat më shtrat,

si një verë e kuqe që kthehet me eks!


... Ne dimë të ulemi bukur dhe në fronet e tavolinës

ku soditim njëri-tjetrin aq ëmbëlsisht,

në pritje të gjuhës së trupit

që do shkërmoqet më pas në flokë të kokoklepsur

në ëndërrat shtratore!


... I dashur, 

më ke bërë më humane,

më kristaline,

më çmendurore!


Kështu dua të më shohësh,

të më ndjesh,

si një teh shpate

që ciflat e bombave ose t'i operon e t'i nxjerr,

ose të vdes!


EJA TA SHUAJMË KËTË URI!


Gjithnjë më thoje se çudia në buzë

Të shfaqet si nur

Që përshkëndrit një femër si unë

Në kërkim të një mashkull si ti!


Edhe pse e zënë në çark,

Unë jam drenusha

Në kërkim të një dreri

Që dua ta plagos pa e vrarë

E pastaj ta shëroj vetë!


Nuri i buzëve të mia të përvëlon

Në agimet e mëngjeseve

Kur liria kërkon skuta të panjohura

Te një femër si unë

Që telat e pendimit i këput pafund!


Mos e kërko një femër si unë

Që të ndjek

E të persekuton

E të shkund!

 

Se një femër si unë 

Të lë të shkosh,

Të lë të vish

E më pas të dënon me dashuri të përjetshme!


Kthehu, mall i shpirtit,

Lëre këtë dashuri të rrjedhë sipas gravitetit,

E marrtë djalli një femër si unë,

Djalli e hëngërt një mashkull si ti!


Eja, të lutem,

Ta shuajmë këtë uri

Që mes nesh është ngritur

Si lubi!


JAM QETËSIA PARA STUHISË!


I dashur,

Si ta them që edhe kjo mbrëmje 

Më doli ziliqare?


Dashuria ime ende ka formën e shpirtit

Me duart si një kosh i thurur 

Duke mbledhur copëzat e zemrës së thyer!


Ruaji të gjitha, i dashur!


Ato marrin frymë në duart e tua

E gjatë do jetojnë!


Mos m'u inatos 

Nëse asgjë nuk është ashtu siç e do!


Kurorat e lisave të gjelbër kam mbi krye

E flladitem nën hijen e tyre,

Më japin qetësinë e bukur

Që plas nën hijen e dashurisë,

Teksa hëna kalon në udhën e saj pranë meje.


... Ja, një yll ra

Si dëshirë e fundit 

Në këtë stinë të nxehtë vere

Ku vapa përvëlon me ritmin e valëve të detit.


Unë notoj mbi ujë 

E hyj në bujtinën time të dashurisë 

E vetme,

Aty fle,

Ndërkohë që ora,

Tik-tak,

Si zemra e gruas në duart e burrit

Shkon udhës së kërkuar,

Pa u prekur nga askush.


E di!


Jam bërë e tejdukshme,

Prej ajri që bëhet erë,

Jam grua e dashuruar deri në pafundësi

Që pret të bëhet stuhi!

lundi 18 mars 2024

Hasan ELSHANI - MBI DORËN TIME

Hasan Elshani

 










MBI DORËN TIME


Ty pëllumb i bardhë

Simbol e lajmërtar i mirë

Mos ke frik pusho në dorën time e lirë

Mos ke frikë nga kthetrat e dashurisë

Eja n'agimin çdo mëngjes

Së bashkue ta vrasin vetëminë

Ty plumbësh bëhu e lirë

Mos ndalo ku zbrazen rrufetë

Eja me etje në përqafim

Fluturimet së bashkue t'i shtrydhim në gji

Ndolo fluturim  në dorën time

Mu në gropzën e duarve të mia

Të mbushura me ujë burimi 

E shuaje etjen e jetës së vështirë

Eja pra krahë hapura drejt meje

E gëzuar zbrit nga vrërësirat e qiellit 

Lëshohu mbi krahët e mi të thyer.